Ftesë për ecje në Bjeshkët e Sharrit – Liqeni i Jazhincës

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen malore të së Dielës, e që do të zhvillohet në Bjeshkët e Sharrit.Ngjitja do të përshkojë pyjet e dendura në ujë rrjedhën e Lumit të Jazhincës, për të përfunduar në rrethinat e Liqenit të Jazhinces, ku edhe do të bëhet një pushim i gjatë relaksues.

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:
Nisja e Saktë: e E Diel, 04.06.2017 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 10 €
Për Pjesëmarrësit me Vetura Private: 5 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00

Si të Rezervoni:
E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); ose në Tel: + 377 44 240 517 (SMS, Viber Whatsapp). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut (T2):
Pika më e lartë: 2100 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit, afër Shtërpces
Tereni: T2 Shteg malor dhe bjeshkatar.
Koha e Ecjes-Gjithsej: 5-6 orë
Gjatësia e Shtegut:Gjithsej 12 km (gjithsej)
Kërkesa: Merrni ushqim ditor dhe ujë (ka ujë edhe rrugës), këpucë të përshtashme, kapelë ose shami mbrojtëse, veshje shtesë, etj

Informata shtesë:
Liqeni i Jazhincës është ndër liqejt më të mëdhenj të Bjeshkëve të Sharrit, dhe gjendet në lartësinë 2100 m/lmd. Gjithashtu, është liqeni me thellësinë më të madhe në Sharr; ndërsa është i njohur si vend-pushim përgjatë shtigjeve malore në mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Qëndrim Sopi
Ndihmës: Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshironvikend të këndshëm.