Ftesë për ecje ne Bjeshkën e Dajtit – Rajon i Tiranës

 

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen malore të së Dielës, e që do të zhvillohet në Bjeshkën e Dajtit.Ngjitja do të përshkojë përreth kurrizores së Bjeshkeve te Te Dajtit ku dhe do të bëhet një pushim afër Terases se fundit të Teleferikut i cili gjendet ne këtë Pjesë.

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:
Nisja e Saktë: e E Diel, 23.04.2016 / ora 06:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 20 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00

Si të Rezervoni:
E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); ose në Tel: + 377 44 240 517(SMS, Viber). E dërgoni Emrin-atMbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut (T2):
Pika më e lartë: 1580 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Dajtit, afër Tiranës
Tereni: T2 Shteg malor dhe bjeshkatar.
Koha e Ecjes-Gjithsej: 5-6 orë
Gjatësia e Shtegut:Gjithsej 12 km (gjithsej)
Kërkesa: Merrni ushqim ditor dhe ujë (ka ujë edhe rrugës), këpucë të përshtashme, kapelë ose shami mbrojtëse, veshje shtesë, etj

Informata shtesë:

Kurrizoja e Dajtit:
Ngjitje nga qafa e Priskes (942metra) pergjate kurrizores se Dajtit (1580 metra) dhe zbritje tek tarraca detare (teleferiku). Distance 12 km e pershkrueshme per 5.5-6 ore total. Nje pjese e konsiderueshme nen hijen e pemeve te ahut. Pamjet qe ofrohen: ne lindje afer malesite e Tiranes, mali i Fagut, mali i Derjes, mali i Fekenit, mali me Gropa, mali i Papatit ne lindje ne distance mali i Shebenikut, malesite e Martaneshit dhe Korabi me malet e Dibres. ne jug-perendim kodrat e Petreles dhe Pezes, ne distance mali i Polisit dhe mali i Tomorit ne perendim qyteti i Tiranes, kodrat e Arbanes dhe Vores, deti Adriatik, Kepi i Rodonit, fusha e Krujes dhe aeroporti i Rinasit ne veri afer mali i Brarit, mali i Gamtit, mali i Skenderbeut, liqeni i Bovilles, ne veri ne distance malesia e Kurbneshit, mali i Dejes dhe mali i Munelles.
Gjate kthimit nëse cdogjë shkon ne rregull me kohen do te ndalemi ne Tirane për nje Pauze kafeje.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Qëndrim Sopi dhe Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshironvikend të këndshëm,