FTESË PËR ECJE MALORE – MALET E PODUJEVËS (POPOVË-KAQANOLL)

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen malore të së Dielës, e që do të zhvillohet në vargmalin perëndimor të Komunës së Podujevës. Kjo ngjitje do të zhvillohet ditën e Diel, me datën 26.04.2014. Ftesa është e hapur për gjithë të interesuarit.

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 26.04.2014 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 8 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Premte ora 12:00

Si të Rezervoni:


Preferohet me e-mail (info@klubialpinprishtina.com), ose në Tel: + 377 44 312 744 (SMS)
E dërgoni Emrin Mbiemrin; dhe e prisni konfirmimin.
Ju Lutemi, ta shqyrtoni me përgjegjësi vendimin tuaj për pjesëmarrje, para se të rezervoni.

Detajet e Shtegut (T1 dheT2):


Lartësia në Shteg: 800-1245 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët në Perëndim të Podujevës
Tereni: T1 dhe T2. Shteg i dukshëm malor dhe livadhor; rrugë malore dhe bjeshkë të kombinuara.
Kohëzgjatja e Ecjes: 6-7 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 16 km
Kërkesa Teknike: Merrni ushqim ditor dhe ujë/ këpucë të përshtashme, xhaketë, etj

Informata shtesë:


Vargmali Perëndimor i Podujevës është një varg kodrash deri në 1245 m/lmd, dhe është territor piktoresk. Pikënisja është nga fshati Popovë, për të kaluar në drejtim të veriut, deri në fshatin Kaqanoll, afër Monumentit të Dëshmorëve. Kjo Ecje është e përshtatshme edhe për fillestarët e këtij sporti, sepse terreni është i butë dhe pa impenjime të mëdha. Gjithashtu, gjatë rrugës do të bëhen pushime të vazhdueshme për relaksim, ushqim, foto, etj.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj
Ndihmës: Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,.