Ftesë për Ecje Malore – Liqeni i Jazhinces 2100 m/lmd

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen malore të së Dielës, e që do të zhvillohet në Bjeshkët e Sharrit. Kjo ngjitje do të zhvillohet ditën e Diel, me datën 05.06.2016. Ngjitja do të përshkojë pyjet e dendura përfundi Liqenit dhe Liqenin e Jazhincës, për të përfunduar në rrethinat e Liqenit, ku edhe do të bëhet një pushim i gjatë relaksues.

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:

Nisja e Saktë: e E Diel, 05.06.2016 / ora 07:00

Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21

Lloji i Transportit: Me Autobus

Participimi për pjesëmarrje: 10 €

Për Pjesëmarrësit me Vetura Private: 5 €

Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00

Si të Rezervoni:

E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com);  (www.facebook.com/KlubiAlpin/)  ose në Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut (T2):

Pika më e lartë: 2100 m/lmd

Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit, afër Shtërpces

Tereni: T2  Shteg malor dhe bjeshkatar.

Koha e Ecjes-Gjithsej: 5-6 orë

Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 12 km (gjithsej)

Kërkesa: Merrni ushqim ditor dhe ujë (ka ujë edhe rrugës), këpucë të përshtashme, krem për mbrojtje nga dielli, , kapelë ose shami mborjtëse, veshje shtesë, etj

Informata shtesë:

Liqeni i Jazhincës është ndër liqejt më të mëdhenj të Bjeshkëve të Sharrit, dhe gjendet në lartësinë 2100 m/lmd. Gjithashtu, është liqeni me thellësinë më të madhe në Sharr; ndërsa është i njohur si vend-pushim i përgjatë shtigjeve malore në mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Qëndrim Sopi

Ndihmës: Nazmi Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,