FTESË PËR ECJE BJESHKATARE – UJI I GROPOSUR-MAJA E ÇERENAKUT 2043 m/lmd

Të nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare, me qëllim vizite te Uji i Groposur, si dhe pushtimin e Majës së Çerenakut. Kjo ngjitje do të zhvillohet ditën e Diel, me datën 23.03.2014.

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 23.03.2014 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 8 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00,
Mënyra e Lajmërimit: Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp); E-Mail: info@klubialpinprishtina.com

Detajet e Shtegut (T2):

Lartësia: 2043 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit
Tereni: T2. Shteg i dukshëm, por ka edhe segmente pa shteg të shënuar
Kohëzgjatja e Ecjes: 8 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 18 km

Vëmendje:

Uji i Groposur dhe Maja e Çerenakut gjenden në Bjeshkët e Sharrit, në mes të Bjeshkëve të Therandës dhe Prizrenit. Rrethinat e saj dikur kanë qenë zona të mbrojtura, ndërsa sot ka iniciativa që, ky regjion, të vihet nën mbrojtej dhe të përfshihet në Parkun Nacional të Sharrit.
Vendi i nisjes së marshutës është fshati malor Planjan.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj
Ndihmës: Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,.