FTESË PËR ECJE BJESHKATARE – SHTUPEQ I VOGËL, MAJA E HASANIT 2014 m/lmd (E DIEL 24.11.2013)

Të nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare në Bjeshkët e Nemuna, me qëllim, vizitën në Shtupeq të Vogël, si dhe pushtimin e Majës së Hasanit, nga drejtimi i Grykës së Rugovës. Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel, me datën 24.11.2013.

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 24.11.2013 / ora 07:00 (tubimi në 06:45)
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 8 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00,
Mënyra e Lajmërimit: Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp); E-Mail: info@klubialpinprishtina.com

Detajet e Shtegut (T1-T2):

Lartësia: 2014 m/lmd
Amplituda: min730 m; max 2014 m (1294 m ↑↓)
Vendndodhja: Bjeshkët e Nemuna, Komuna e Pejës
Koordinatat gjeografike: 42° 41′ 23” V 20° 13′ 33” L
Ecje e Planifikuar: 7 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 15 km
Karakteri i Shtegut: Rrugë fshati; Shtigje bjeshke, Terren i hapur.
Kërkesa: Përgatitje për ecje vjeshtore; ushqim të zakonshëm dhe ujë.
E rëndësishme: veshje standarde dhe xhaketë, Mbrojtje nga Shiu, çorapë dhe ndërresa rezervë, atlete opsionale (për autobus).

Vëmendje: Në ditën e diel mund të ketë reshje shiu, prandaj përgatituni për këtë situatë.

Përshkrimi i Aktivitetit:

Aktiviteti i ditës së diel është aktivitet i kombinuar me ecje në vende rurale, por ka edhe ngjitje të konsiderueshme dhe ecje në shtigje bjeshke. Maja e Hasanit është pika më e lartë e masivit të Bjeshkëve të Shtupeqit, nga ku mund të vërehet Rrafshi i Dukagjinit. Gjithashtu, nga kjo pikë, mund të krijohet ideja e qartë e gjithë masivit të Bjeshkëve të Rugovës.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Haki Hasanramaj
Ndihmës: Driton Bejtullahi dhe Qëndrim Sopi

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,.