FTESË PËR ECJE BJESHKATARE NË BJESHKËT E SHARRIT- LIQENI I GJOLIT

Të nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare të së dielës, që do të mbahet në Bjeshkët e Sharrit, në regjionin e Bjeshkëve të Shtërpces. Kjo ecje ka për qëllim vizitën/ngjitjen te Liqeni i Gjolit, afër kufirit Kosovë-Maqedoni.

Detajet e Organizimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 16.11.2014 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 8 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00,
Mënyra e Lajmërimit: Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp); E-Mail: info@klubialpinprishtina.com
Vëmendje: Në rast të plotësimit të vendeve në autobus, K.A.P. mund ta ndërpresë rezervimin para afatit të publikuar.

Detajet e Shtegut (T2)


Lartësia Mbidetare e Liqenit: 2200 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit, Komuna e Shtërpces
Relievi: Shtigje Bjeshke dhe Livadhe Alpine
Kohëzgjatja e Ecjes: 6-7 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 14 km (e përafërt)
Karakteri i Shtegut: I Mesëm (T2)
Kërkesa: Përgatitje për ecje në bjeshkë, me ngjitje graduale; ushqim të zakonshëm dhe ujë.
E rëndësishme: veshje standarde dhe xhaketë, shami-kapelë dhe krem mbrojtës, çorapë dhe ndërresa rezervë.

Përshkrimi:

Liqeni i Gjolit gjendet në Bjeshkët e Sharrit, dhe është një nga liqenet e shumta të këtij masivi malor. Lartësia e konsiderueshme, si dhe pozita e veçantë gjeografike e kategorizojnë këtë pjesë në listën e vendeve më të bukura të Sharrit. Fillimi i ecjes është nga Brezovica dhe përshkon anën lindore të Pribregut, për të vazhduar nëpër lartësitë maksimale të vijës kufitare. Ecja është relativisht e lehtë dhe është e përshtashme për këtë kohë të vitit.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Qëndrim Sopi
Ndihmës: Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,.