FTESË PËR ECJE BJESHKATARE NË BJESHKËT E NEMUNA – MAJA E ZHLEBIT (2365 m/lmd)

Të nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare të së dielës, që do të mbahet në Bjeshkët e Nemuna, në Masivin Malor të Zhlebit. Kjo ecje ka për qëllim pushtimin e Majës së Zhlebit, në kufirin Kosovë-Mali i Zi.

Detajet e Organizimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 03.08.2014 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 8 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00,
Mënyra e Lajmërimit: Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp); E-Mail: info@klubialpinprishtina.com

Detajet e Shtegut (T2)


Lartësia: 2365 m/lmd
Amplituda: min1200 m; max 2365 m
Vendndodhja: Bjeshkët e Nemuna, Komuna e Pejës (Veri-Perëndim)
Relievi: Shtigje bjeshke dhe Livadhe Alpine
Kohëzgjatja e Ecjes: 7-8 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 17 km
Karakteri i Shtegut: I Mesëm (T2)
Kërkesa: Përgatitje për ecje në bjeshkë, me ngjitje graduale; ushqim të zakonshëm dhe ujë.
E rëndësishme: veshje standarde dhe xhaketë, shami-kapelë dhe krem mbrojtës, çorapë dhe ndërresa rezervë.

Përshkrimi:

Maja e Zhlebit është maje e veçantë për nga pozita gjeografike. Gjendet në Bjeshkët e Nemuna, në kufirin me Malin e Zi, dhe është njëra nga disa maja që e përbëjnë masivin e Zhlebit dhe Rusolisë. Është territor i veçantë dhe ofron shumë për adhuruesit e natyrës. Ecja përshkon luginën e Rusolisë, në mes bjeshkëve të Zhlebit dhe masivit të Rusolisë, në përfundim të së cilës buron Drini i Bardhë. Është bjeshkë e pasur me florë dhe faunë, ndërsa pamja është impozante; sidomos lugina.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj
Ndihmës: Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,.