FTESË PËR ECJE BJESHKATARE NË BJESHKËT E NEMUNA- MAJA E ZHLEBIT (2365 m/lmd)

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina organizon, dhe Ju fton të merrni pjesë në Ekspeditën Tre Ditore në Malet e Rilës në Bullgari, me qëllim: Pushtimin e Majës Musala, majës më të lartë në Ballkan. Ekspedita do të zhvillohet në muajin Qershor, nga data 11.06.2015, deri më datën 14.06.2015; pra, brenda vikendit. Pjesëmarrja në Ekspeditën e Musalas është e hapur për gjithë të interesuarit.

Vendimi, Organizimi, Përgjegjësitë dhe Udhëheqja e Ekspeditës së Musalas, është në përgjegjësi të Klubit Alpin Prishtina, me ç’rast janë marrë parasysh gjithë faktorët dhe parametrat e nevojshëm për ta lehtësuar çështjen e vizave, udhëtimit, akomodimit dhe ngjitjes në Musala.

Maja e Musalas është maje dominuese në Vargmalet e Riles dhe gjithë Ballkanin. Pozicioni i saj në Jugperëndim të Bullgarisë bën që, nga kjo pikë të shihen disa vargmale të njohura Ballkanike, si Osogovo, Malet Rodope, Vargmali i Rilës, etj. Vet Vargmalet e Rilës janë vend i njohur për florën dhe faunën e pasur, ndërsa përbërja gjeologjike ka mundësuar ekzistencën e shumë liqejve dhe burimeve të njohura ujore.

PSE DUHET TË JENI PJESË E KËSAJ EKSPEDITE ?
Meqenëse, pjesëmarrja është e hapur, kjo tregon se ngjitja në Majën më të Lartë në Ballkan është e lehtë, për shkak të terrenit livadhor dhe përdorimit të teleferikut të veçantë. Rëndësia e kësaj ekspedite është e madhe sepse, përveç fakteve të përmendura më lartë, pjesëmarrësit e ekspeditës do të kenë rastin të vizitojnë vende të rëndësishme, si Blagojevgrad, Borovets, Sofie, etj. Gjithë këta faktorë, duke përfshirë edhe ngjitjen në Musala, do ta bëjnë këtë ekspeditë një udhëtim të paharrueshëm, me përjetime të veçanta.

TË DHËNAT TEKNIKE TË MAJES MUSALA:


1. Vendndodhja: Në Jug-Perëndim të Bullgarisë; Përfektura Sofje
2. Lartësia: 2925 m/lmd
3. Prominenca Topografike: 2473 m
4. Karakteri: Maje konike vegjetative, me karakter të kombinuar.
5. Vështirësia: (T2) Ecja është e karakterit bjeshkatar, me përdorim të teleferikut, pa rreziqe.
6. Nisja nga 1300 m/lmd; diferenca (1819 m).
7. Gjatësia e Shtegut: 12 km
8. Koha e Ngjitjes/Zbritjes: 7-8 orë

DETAJET E ORGANIZIMIT:


1. Nisja: Me datën 11.06.2015, në ora 23:45 (në mes të së Enjtës dhe Premtës)
2. Kthimi në Prishtinë: 14.06.2015 (e Diel, në orët e mbrëmjes)
3. Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
4. Lloji i Transportit: Me autobus komod
5. Pagesa totale për pjesëmarrje 190.00 €, ku përfshihen: Organizimi, Vizat, Sigurimi Shëndetësor, Transporti, Guidimi, Teleferiku, Fjetja dy net, si dhe Ushqimi (e Premte: darka; E Shtune: mëngjesi, darka; E Diel: mëngjesi); si dhe pije freskuese gjatë udhëtimit.
6. Me rastin e rezervimit, duhet të bëhet parapagimi prej 100.00 €
7. Personat që kanë viza schengen, ju zbritet pagesa – 60.00 €
8. Afati i fundit për rezervim është deri me datën 15.05.2015

Pjesëmarrësit në këtë ekspeditë duhet të kenë me vete veshmbathje të përshtatshme për ecje bjeshkatare. Fjetja do të jetë dy net, në të njejtën Shtëpi Bjeshkatare, e cila ka dhoma të përbashkëta dhe kushte solide për qëndrim bjeshkatar.

Rekomandohet që të keni me vete:


Veshmbathje bjeshkatare (dhe krem kundër djegies, syze dhe kapelë, ose shami).
Veshmbathje të lehtë për shëtitje (vizita në Blagojevgrad, Sofie ,etj).
Fotokamerë, aksesorë ndihmës, etj
Për çdo informatë rreth Ekspeditës së Musalas duhet të kontaktoni me personin Përgjegjës: (Qëndrim Sopi 044 240 517, dhe e-mail: qendrim@klubialpinprishtina.com)

APLIKIMI PËR VIZA:


Çështja e aplikimit për viza Bullgare është procedurë më e lehtë, sepse këto viza lëshohen vetëm për territorin Bullgar.
Dokumentet që kërkohen janë:
1. Aplikacionin dhe dy Fotografi (Aplikacioni merret nga Klubi)
2. Fotokopja e faqes së parë të Pasaportes
3. Certifikata e lindjes
4. Fotokopje e vizave Bullgare, Shengen ose viza të tjera më të hershme, nëse keni
5. Kontrata e Punës; Personat që kanë biznes duhet ta sjellin Certifikaten e Biznesit; Ata që nuk janë në marrëdhënie pune, vetëm e plotësojnë Aplikacionin
6. Rezervimi nga Hoteli (këtë, dhe të tjera dokumente i merrni nga Klubi)
7. Vërtetimi Bankar për 6 muajt e fundit
8. Sigurimi Shëndetësor ( këtë dokument e merrni nga Klubi, ditën e aplikimit)
9. Pagesa për Viza: Bëhet individualisht në PCB, me direktiva të Ambasadës dhe Udhëheqësit: Qëndrim Sopi

DETAJET E EKSPEDITËS DHE ITINERARI:


Nisja do të bëhet nga parkingu i RTV 21, me datën 11.06.2015 në ora 23.45 (në mes të së Enjtes dhe Premtes, në relacionin Prishtinë- Kumanove-Blagojevgrad. Në Blagojevgrad mbërrihet në ora 08:00 të mëngjesit.
E Premte: Vizitë në Blagojevgrad ( qytet i studenteve) deri në orën 13:00. Në 13:15 nisja për Samakov – Borovec, ku do të arrihet në ora 15:30. Fjetja do te behet ne bjeshket e Riles me saktesisht ne Borovec, ne Shtepi Bjeshkatare.
E Shtunë: Në mëngjesin e së Shtunës, 13.06.2015, do të bëhet zgjimi në ora 07:00, për të vazhduar me autobus në ora 07:20 deri në parkingun e fundit ku dhe gjendet teleferiku. Ecja do të fillojë në ora 08:30. Ngjitja/Zbritja do të zgjasë rreth 7-8 orë, ndërsa te autobusi duhet të jemi rreth orës 18:00. Në mbrëmje rreth orës 18:30 do të kthehemi në kamp, për pastrim dhe pushim ku dhe do te hame Darken.
E Diel: 14.06.2015, do te hame mengjesin dhe pastaj është e rezervuar për vizite ne Kryeqytetin e Bullgarise Sofie. Të Dielën rreth orës 16:00, me 14.06.2015 bëhet nisja për në Kosovë, ku do të arrihet rreth orëve të mesnatës.

Ftesa vlen për gjithë të interesuarit të cilët e shohin vetën si pjesë të kësaj Ekspedite, pa dallim, anëtarët e KAP (kanë përparësi), bjeshkatarë, studentë, qytetarë të huaj, anëtarë të klubeve dhe shoqërive tjera, etj, ndërsa gjithë anëtarët e ekspeditës, paraprakisht, do të nënshkruajnë dhe pranojnë Marrëveshjen Obligative me Klubin Alpin Prishtina, ku janë të caktuara rregullat, të drejtat dhe përgjegjësitë e ndërsjella të çdo pjesëmarrësi të Ekspeditës.

Udhëheqës i Ekspeditës:
Qëndrim Sopi (Guidë dhe Alpinist i Kualifikuar)
044 240 517

Ekipi Përkrahës i KAP:
Haki Hasanramaj
Driton Bejtullahu
Nazmi Hasanramaj
.