FTESË PËR ECJE BJESHKATARE – MASIVI I GURIT TË KUQ 2522 m/lmd (E DIEL 27.10.2013)

Të nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen rekreative në Bjeshkët e Nemuna, me qëllim, vizitimin e Liqeneve të Kuqishtës dhe Drelajve, si dhe pushtimin e Majës së Gurit të Kuq, nga drejtimi i Lugut të Shkodrës. Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel, me datën 27.10.2013.

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 27.10.2013 / ora 07:00 (tubimi në 06:45)
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 8 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00,
Mënyra e Lajmërimit: Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp); E-Mail: info@klubialpinprishtina.com

Detajet e Shtegut (T2):

Lartësia: 2522 m/lmd
Amplituda: min1450 m; max 2522 m ( ↑1108 – ↓ 1113 m)
Vendndodhja: Bjeshkët e Nemuna, Komuna e Pejës
Koordinatat gjeografike: 42° 39′ 47” V 20° 08′ 03” L
Ecje e Planifikuar: 8 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 19 km
Karakteri i Shtegut: Shtigje bjeshke, Terren i hapur me ngjitje të theksuar.
Kërkesa: Përgatitje për ecje standarde bjeshkatare; ushqim të zakonshëm dhe ujë.
E rëndësishme: veshje standarde dhe xhaketë, shami-kapelë dhe krem mbrojtës, çorapë dhe ndërresa rezervë, atlete ose sandale opsionale (për autobus).

Përshkrimi i Aktivitetit:

Aktiviteti i ditës së diel është aktivitet i përshtatshëm për gjithë adhuruesit e natyrës, dashamirët e ecjeve të lehta, por edhe për bjeshkatarët që duan të sfidohen me ngjitje. Shtegu i ecjes do të kalojë breg dy liqeneve, duke kaluar më pas nëpër Lugun e Shkodrës, vend ky i lidhur ngushtë me historinë e Dukagjinit. Nga Lugu i Shkodrës, do të fillojë ngjitja drejt Gurit të Kuq, por kjo vlen vetëm për ata që dëshirojnë dhe mund t’ia dalin. Këtë radhë, Majës së Gurit të Kuq do ti ngjitemi ana perëndimore. Gjithashtu, do të bëhet një prezantim/kurs i vogël i bazave të orientimit (Kompasi dhe Harta).
Masivi i Gurit të Kuq paraqet bjeshkë atraktive dhe ka pozitë të favorshme, sepse nga ajo pjesë mund të shihen pjesë të konsiderueshme të Bjeshkëve të Nemuna, duke përfshirë faqen veriore të Rugovës, jugun e Masivit të Gjeravicës, Kreshtat e Sylbicës së Tropojës, si dhe Bjeshkët Lindore të Malit të Zi. Një pushim kafeje do të bëhet në Lokalet Hoteliere të Rugovës.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj
Ndihmës: Qëndrim Sopi dhe Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,.