Ftesë për Ecje Bjeshkatare – Maja e Zhlebit 2365 m/lmd (Bjeshkët e Nemuna)

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare të së dielës, që do të mbahet në Bjeshkët e Nemuna, në Masivin Malor të Zhlebit. Kjo ecje ka për qëllim pushtimin e Majës së Zhlebit, në kufirin Kosovë-Mali i Zi.

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 14.07.2016 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje:
Ata që rezervojnë në autobus: 10 € (për person)
Ata që vijnë me vetura private: 5 € (për person)
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë, ora 12:00

Si të Rezervoni:
Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); (www.facebook.com/KlubiAlpin/) ose në Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Vëmendje: Në rast të plotësimit të parakohshëm të numrit të ulëseve në autobus, ndërprehet rezervimi; dhe nga shpallja e njoftimit, mund të na bashkoheni vetëm me vetura private.

Detajet e Shtegut (T2)
Lartësia: 2365 m/lmd
Amplituda: min1200 m; max 2365 m
Vendndodhja: Bjeshkët e Nemuna, Komuna e Pejës (Veri-Perëndim)
Relievi: Shtigje Bjeshke dhe Livadhe Alpine
Kohëzgjatja e Ecjes: 7-8 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 17 km
Karakteri i Shtegut: I Mesëm (T2)
Kërkesa: Përgatitje për ecje në bjeshkë, me ngjitje graduale; ushqim të zakonshëm dhe ujë.
E rëndësishme: veshje standarde dhe xhaketë, shami-kapelë dhe krem mbrojtës, çorapë dhe ndërresa rezervë.

Përshkrimi:
Maja e Zhlebit është maje e veçantë për nga pozita gjeografike. Gjendet në Bjeshkët e Nemuna, në kufirin me Malin e Zi, dhe është njëra nga disa maja që e përbëjnë masivin e Zhlebit dhe Rusolisë. Është territor i veçantë dhe ofron shumë për adhuruesit e natyrës. Ecja përshkon luginën e Rusolisë, në mes bjeshkëve të Zhlebit dhe masivit të Rusolisë, në përfundim të së cilës buron Drini i Bardhë. Është bjeshkë e pasur me florë dhe faunë, ndërsa pamja është impozante. Ky masiv është i pasur edhe me bimë mjekësore (çajra) dhe fruta malore, prandaj një kohë nga ecja jonë do ti kushtohet mbledhjes së këtare bimëve.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Haki Hasanramaj
Ndihmës: Nazmi Hasanramaj

KAP Ju dëshiron vikend të këndshëm.