FTESË PËR ECJE BJESHKATARE – MAJA E RUSOLISË (E DIEL 29.09.2013)

Të nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare, me qëllim vizitën/pushtimin e majës së Rusolisë. Kjo ecje do të zhvillohet ditën e diel, me datën 29.09.2013.

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 29.09.2013 / ora 07:00 (tubimi në 06:45)
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Kombi-Bus
Participimi për pjesëmarrje: 8 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00,
Mënyra e Lajmërimit: Tel: 044 312 744 (me sms); E-Mail: info@klubialpinprishtina.com

Detajet e Shtegut (T2):

Lartësia: 2381 m/lmd
Amplituda: min1269 m; max 2381 m / 3122.55 m (↓1533 m ↑1589.55 m)
Vendndodhja: Bjeshkët e Nemuna, Komuna e Pejës
Koordinatat gjeografike: 42° 45′ 01” V 20° 14′ 42” L
Relievi: I butë, me livadhe dhe shtigje bjeshke
Kohëzgjatja e Ecjes: 7-8 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 18 km
Karakteri i Shtegut: I Lehtë dhe i Mesëm (T2)
Kërkesa: Përgatitje për ecje të lehtë, me ngjitje graduale; ushqim të zakonshëm dhe ujë.
E rëndësishme: veshje standarde dhe xhaketë, shami-kapelë dhe krem mbrojtës, çorapë dhe ndërresa rezervë, atlete ose sandale opsionale (për autobus).

Përshkrimi:

Maja e Rusolisë është maje e veçantë për nga pozita gjeografike. Gjendet në Bjeshkët e Nemuna, në kufirin me Malin e Zi, dhe është vetëm njëra nga disa maja që e përbëjnë masivin e Rusolisë. Është territor i veçantë dhe ofron shumë për adhuruesit e natyrës. Ecja përshkon luginën e Rusolisë, në mes bjeshkëve të Zhlebit dhe masivit të Rusolisë, në përfundim të së cilës buron Drini i Bardhë. Është bjeshkë e pasur me florë dhe faunë, ndërsa pamja është impozante; sidomos lugina. Gjatë rrugës ka edhe ujë të pijshëm. Itinerari i transportit është Prishtinë-Pejë-Kullë. Moti parashihet të jetë i mirë (25°C) dhe pa erë të theksuar.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhëheqës i Ecjes: Nazmi Hasanramaj
Ndihmës: Qëndrim Sopi dhe Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,.