FTESË PËR ECJE BJESHKATARE – MAJA E RUDOKËS (2658 lmd), SHARR

Të nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare të së dielës, që do të mbahet në Masivin Malor të Rudokës, në afërsi të fshatit Brod. Kjo ecje do të zhvillohet këtë vikend, pra me datën 13.07.2014.

Detajet e Organizimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 13.07.2014 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 8 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00,
Mënyra e Lajmërimit: Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp); E-Mail: info@klubialpinprishtina.com

Detajet e Shtegut (T1-T2)


Lartësia max: 2658 m/lmd
Vendndodhja: Vargmali i Sharrit
Tereni: T1 dhe T2, livadhor, panoramik dhe me ngjitje graduale
Kohëzgjatja e Ecjes: 6-7 orë

Përshkrimi:


Itinerari i udhëtimit me autobus është Prishtinë-Prizren-Dragash-Brod. Pika e nisjes së marshutës është pranë Hotelit Arxhena, në fshatin piktoresk të Brodit në Dragash. Përgjatë shtegut do të vizitohet edhe Liqeni i Shutmanit. Pranë Liqenit të Shutmanit do të ndahet grupi. Nga ky vend, një pjesë e grupit do të vazhdojë drejt Majës së Rudokës, ndërsa pjesa tjetër do të qëndrojë në pranë Liqenit dhe Masivit të Vracës. Në kthim, planifikohet të bëhet një pushim kafeje në Hotelin Arxhena.

Vëmendje: Merrni kapela/shami, dhe losione për tu mbrojtur nga dielli.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj
Ndihmës: Haki Hasanramaj

KAP Ju dëshiron vikend të këndshëm.