FTESË PËR ECJE BJESHKATARE – MAJA E PRIFTIT 1946 m/lmd (12.04.2015)

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare, me qëllim ngjitjen në Majën e Priftit, në regjionin e Sharrit. Kjo ngjitje do të zhvillohet ditën e Diel, me datën 12.04.2015. Gjithashtu, pas përfundimit të ecjes, parashihet edhe një vizitë në Kalanë e Prizrenit, si dhe pushim relaksues në Sheshin Shadërvan të Prizrenit. Moti parashihet të jetë shumë i mirë, me temperatura deri në 16 g/c, si dhe dukshmëri deri në 20 km.

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 12.04.2015 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje:
Ata që rezervojnë në autobus: 8 €
Ata që vijnë me vetura private: 5 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Premte ora 12:00

Si të Rezervoni:


Preferohet me e-mail (info@klubialpinprishtina.com), ose në Tel: + 377 44 312 744 (SMS).
E dërgoni EMRIN/MBIEMRIN e personit/ave; dhe e prisni konfirmimin.
Në rast të plotësimit të parakohshëm të numrit të ulëseve në autobus, ndërprehet rezervimi; dhe nga shpallja e njoftimit, mund të na bashkoheni vetëm me vetura private.

Detajet e Shtegut (T2)


Lartësia: 1946 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit
Tereni: T2. Shteg i dukshëm dhe me borë; ngjitje graduale dhe shteg i sigurt
Kohëzgjatja e Ecjes: 4.5 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 8 km (e përafërt)

Informata Shtesë:

Maja e Priftit, apo sipas vendorëve Dërrkuci i Priftit, gjendet në Bjeshkët e Sharrit, në Masivin e Oshlakut, në veri të Prizrenit. Në pikën prominente të Oshlakut, shihet qartë Masivi Kryesor i Sharrit, Bjeshkët e Suharekës dhe Dragashit, por edhe Bjeshkët Perëndimore të Kosovës.
Vendi i nisjes së marshutës është Prevalla. Kushtet klimatike parashihet të jenë të ndryshueshme ndërsa terreni është i sigurt dhe jo i vështirë.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Haki Hasanramaj
Ndihmës: Nazmi Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,.