FTESË PËR ECJE BJESHKATARE – MAJA E PIKËLLIMËS (KORITNIKU), 2393 m/lmd

Të nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare, me qëllim, pushtimin e Majës së Pikëllimës (Bjeshkët e Koritnikut). Kjo ngjitje do të zhvillohet ditën e Diel, me datën 28.09.2014.

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 28.09.2014 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 8 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00,
Mënyra e Lajmërimit: Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp); E-Mail: info@klubialpinprishtina.com

Detajet e Shtegut (T2):

Lartësia: 2393 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit, pjesa jug-perëndimore
Tereni: T2. Shteg i dukshëm, terren i hapur/livadhor
Kohëzgjatja e Ecjes: 8 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 19 km (e përafërt)

Përshkrimi:

Maja e Koritnikut gjendet në pjesën Jugore të Kosovës, në koordinatat 42° 05′ 00″ V 20° 34′ 00″ L, 25 km në Jug të Prizrenit, apo më saktësisht në regjionin e fshatrave Brezne (Liqeni i Breznes), Rapçe, Pllav dhe Kërsteç, të Komunës së Dragashit.
Kjo maje është shumë e rëndësishme për komunitetin bjeshkatar, për shkak të pozitës së veçantë gjeografike. Në Jug-Perëndim të saj gjendet Gjallica e Kukësit, në Perëndim gjenden Liqeni i Komanit si dhe Maja e Pashtrikut. Vet maja ka pamje dhe reliev shumë piktoresk dhe nuk ka thyerje të mëdha që e pengojnë ecjen. Pra, është shumë e përshtatshme për ata që duan të arrijnë këtë lartësi, pa ndonjë impenjim të madh, por edhe për ata që e duan fotografinë apo e kanë hobi studimin e florës, faunës dhe gjeografisë.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj
Ndihmës: Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,.