FTESË PËR ECJE BJESHKATARE – MAJA E KONJUSHËS (E DIEL 13.10.2013)

Të nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare në Bjeshkët e Sharrit, e që ka për qëllim ngjitjen në Majën e Konjushës. Kjo ecje do të zhvillohet ditën e diel, me datën 13.10.2013.

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 13.10.2013 / ora 07:00 (tubimi në 06:45)
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 8 €.
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00
Mënyra e Lajmërimit: Tel: 044 312 744 (me sms); E-Mail: info@klubialpinprishtina.com

Detajet e Shtegut (T2):

Lartësia: 2571 m/lmd
Amplituda: min1500 m; max 2571 m
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit, Komuna e Prizrenit
Koordinatat gjeografike: 42° 08′ 15” V 20° 56′ 34” L
Relievi: Terren Alpin, Lugina Ujëmbledhëse, Shtigje Bjeshke
Kohëzgjatja e Ecjes: 7-8 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 14 km (në të dy drejtimet)
Karakteri i Shtegut: I Lehtë dhe i Mesëm (T2)
Kërkesa: Përgatitje për ecje të lehtë, por me ngjitje të theksuar; ushqim të zakonshëm dhe ujë.
E rëndësishme: veshje standarde dhe xhaketë për kohë të ftohtë, shami-kapelë dhe krem mbrojtës, çorapë dhe ndërresa rezervë, atlete ose sandale opsionale (për autobus).

Përshkrimi:

Maja e Konjushës gjendet në Bjeshkët e Sharrit, në pjesën Jugore të Kosovës, ndërsa vet maja shënon kufirin Kosovë-Maqedoni. Terreni është i hapur ndërsa një pjesë e shtegut kalon pikërisht në kurrizin e Sharrit. Nga kurrizi mund të shihet, pothuajse, gjithë pjesa veri-perëndimore e Maqedonisë. Liqeni i Konjushës do të vizitohet gjatë kthimit. Itinerari i transportit është Prishtinë-Ferizaj-Prevallë. Moti mund të jetë i ndryshueshëm, por pa erë të theksuar, ndërsa temperaturat parashihen të jenë: min 11°C, dhe max 20°C.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj 044 312 744
Ndihmës: Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,.