Ftesë për Ecje Bjeshkatare – Bjeshkët e Shkrelit

 

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen malore që do të zhvillohet në Bjeshkët e Shkrelit, me qëllim, vizitën në lartësitë alpine të Bjeshkëve të Hajlës së Shkrelit dhe Dramadolit. Gjithashtu, këtë ditë do të pushtohet edhe Hajla e Shkrelit. Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel, me datën 21.08.2016.

Vëmendje; gjithë ata që duan të na bashkohen nga Peja, vendtakimi është te ETC (08:30).

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 21.08.2016 / ora 07:00 (tubimi në 06:45)

Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21

Lloji i Transportit: Autobus

Participimi për pjesëmarrje: 10 €

Ata që na Bashkohen me Vetura private: 5

Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00,

Si të Rezervoni:

Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com);  (www.facebook.com/KlubiAlpin/)  ose në Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut (T2):

Lartësia Max: 2011 m/lmd

Vendndodhja: Bjeshkët e Nemuna, Komuna e Pejës

Ecje e Planifikuar: 6 orë

Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 14 km

Karakteri i Shtegut: Shtigje Bjeshke, Livadhe Alpine dhe lartësi piktorekse

Kërkesa: Përgatitje për ecje standarde bjeshkatare; ushqim të zakonshëm dhe ujë.

E rëndësishme: veshje standarde, shami-kapelë dhe krem mbrojtës, çorapë dhe ndërresa rezervë, atlete ose sandale opsionale (për autobus).

Përshkrimi i Aktivitetit:

Aktiviteti i ditës së diel është aktivitet i përshtatshëm për gjithë adhuruesit e natyrës, dashamirët e ecjeve të lehta, por edhe për ata që duan ta kalojnë një vikend në natyrë. Shtegu i ecjes do të kalojë në disa zona që shumë rrallë vizitohen; por janë të një karakteri të veçantë natyror për regjionin e Bjeshkëve Perëndimore të Kosovës. Në kthim, planifikohet një vizitë çlodhëse në resorin turistik të Bogës.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë dhe sipas përshkrimit në këtë ftesë.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj dhe Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,