FTESË PËR ECJE BJESHKATARE – BJESHKËT E KAQANOLLIT DHE MAJA E BAJRAKUT 1790 m/lmd

Të nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare, e cila do të zhvillohet nëpër Bjeshkët e Kaqanollit dhe të Bajgorës. Ecja zhvillohet ditën e Diel, me datën 13.04.2014.

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 13.04.2014 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 8 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Premte ora 12:00
Mënyra e Rezervimit: Tel: 044 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp); E-Mail: info@klubialpinprishtina.com

Detajet e Shtegut (T1-T2):

Lartësia Max: 1790 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Kaqanollit dhe Bajgorës (K.Podujevë dhe K.Mitrovicë)
Tereni: T1-T2. Shteg i dukshëm-livadhor, me ngjitje dhe zbritje graduale
Kohëzgjatja e Ecjes: 7-8 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 19 km

Përshkrim:

Bjeshkët e Kaqanollit gjenden në pjesën veriore të Kosovës dhe karakterizohen me lugina ujëmbledhëse dhe maja të zhveshura që varijojnë nga 1000 deri në 1790 m/lmd. Traseja është e butë për ecje dhe nuk paraqet vështirësi teknike; ndërsa pika prominente e ecjes do të jetë Maja e Bajrakut, afër Bajgorës. Përveç peisazhit të mrekullueshëm pranveror, këto vise lidhen edhe me historinë tonë më të re.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj
Ndihmës: Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,.