FTESË PËR ECJE BJESHKATARE – BJESHKA E OSHLAKUT 2226 m/lmd

Të nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare, me qëllim ngjitjen në Majën e Bjeshkës së Oshlakut. Kjo ngjitje do të zhvillohet ditën e Diel, me datën 25.05.2014.
Duhet ta theksojmë se, kjo ftesë vlen edhe për Grupin e Olimpit (personat që janë lajmëruar, dhe pritet të lajmërohen, për pjesëmarrje në Ekspeditën e Olimpit).

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 25.05.2014 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 8 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00,
Mënyra e Lajmërimit: Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp); E-Mail: info@klubialpinprishtina.com
Ju Lutemi, bëjeni rezervimin me kohë !

Detajet e Shtegut (T1 dheT2):

Lartësia: 2226 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit
Tereni: T1 dhe T2. Shteg i dukshëm livadhor; ngjitje graduale dhe natyrë tipike bjeshkatare
Kohëzgjatja e Ecjes: 5 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 10 km

Vëmendje:

Bjeshka e Oshlakut gjendet në Bjeshkët e Sharrit, në veri të Masivit të Bistrës, në Komunën e Prizrenit. Në pikën prominente të Oshlakut, shihet qartë Masivi Kryesor i Sharrit, Bjeshkët e Suharekës dhe Dragashit, por edhe Bjeshkët Perëndimore të Kosovës.
Vendi i nisjes së marshutës është Prevalla.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj
Ndihmës: Haki Hasanramaj, dhe Qëndrim Sopi

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,.