EKSPEDITË VJESHTORE NË THETH-SHQIPËRI E VERIUT (17.18.19 TETOR 2014)

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të na bashkoheni në Ekspeditën Vjeshtore në Theth (Komuna Shalë, Rrethi i Shkodrës), ekspeditë kjo e organizuar dhe e Guiduar nga Klubi Alpin Prishtina. Thethi është vendbanimi i lashtë i shqiptarëve të veriut, është atraksion botëror dhe paraqet një rezervat autentik të vlerave etnografike dhe natyrore. Gjithashtu, veçanti e kësaj ekspedite është edhe kalimi nëpër Luginën e Valbonës, gjë që e bën këtë shtegëtim shumë më domethënës.

Detajet e Organizimit:

Nisja nga Prishtina: e Premte, 17.10.2014 / ora 05:00 (tubimi në 04:45)
Kthimi për në Prishtinë: E Diel, 19.10.2014 / 19:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Participimi për Transportin: 20 €
Akomodimi: Në Bujtinat/Kullat e Thethit, dy net. Çmimi për akomodim dhe ushqim është 22 € për person; më saktësisht 44 € për dy net, përfshirë edhe ushqimin (darka e së premtes;mëngjesi/dreka/darka e të shtunës; dhe mëngjesi dhe dreka e së dielës).
Afati i Fundit për Rezervim: E Enjte ora 12:00..Rezervimi është i obligueshëm.
Mënyra e Lajmërimit: Tel: 044 312 744 (me sms); E-Mail: info@klubialpinprishtina.com
Vëmendje: Në rast të plotësimit të vendeve në autobus, K.A.P. mund ta ndërpresë rezervimin para afatit të publikuar.

Plani i Ekspeditës:

E Premte 17.10.2014 – Nisja do të bëhet në ora 05:00, para parkingut të RTV 21, prej ku do të vazhdohet për Gjakovë, Bajram Curr dhe Valbonë. Pas përgatitjes dhe renditjes, Grupi do të shtegtojë nëpër shtegun e Malësisë së Gjakovës, Valbonë-Theth, 7.5 h. Në Theth arrihet në mbrëmje, ku edhe bëhet akomodimi dhe darkohet.
E Shtunë 18.10.2014-Ngrënia e mëngjesit dhe fillimi i ecjes nëpër Theth, e ku planifikojmë ti vizitojmë atraksionet e Thethit. Pra, e Shtuna është ditë vizitash dhe relaksimi me bukuritë natyrore të regjionit. Në mbrëmjen e së njetës ditë, kthehemi prap te Bujtinat, ku e kalojmë edhe një natë.
E Diel 19.10.2014-Ngrënia e mëngjesit dhe nisja për në Valbonë, ku planifikohet të arrijmë rreth orës 17:00, ose 18:00. Pas një pushimi kafeje në Valbonë, nisemi me autobus për në Prishtinë, ku duhet të mbërrijmë brenda 4 orësh, pra rreth orës 22:00.

Vëmendje: Të tre ditët e Ekspeditës do të ketë ecje mbi mesatare, dhe rekomandohet që pjesëmarrësit të llogarisin në ecje relativisht impenjuese.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj (044 312 744)
Ndihmës: Qëndrim Sopi
Ndihmës: Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,.