Ekspeditë Vjeshtore në Theth ( Oct 13 – Oct 15 2017 )

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të na bashkoheni në Ekspeditën Treditore në Theth (Komuna Shalë, Rrethi i Shkodrës), Ekspeditë kjo e organizuar dhe e Guiduar nga Klubi Alpin Prishtina. Ekspedita do të zhvillohet me datat 13,14 dhe 15 Tetor (e Premte, e Shtunë dhe e Diel). Thethi është vendbanimi i lashtë i shqiptarëve të veriut, është atraksion botëror dhe paraqet një rezervat autentik të vlerave etnografike dhe natyrore. Gjithashtu, veçanti e kësaj ekspedite është edhe kalimi nëpër Luginën e Valbonës, gjë që e bën këtë shtegëtim shumë më domethënës. Pjesëmarja është e hapur; Rezervimi dhe Parapagimi Obligativ.

Detajet e Organizimit:
Nisja nga Prishtina: e Premte, 13.10.2017 / ora 06:00 (tubimi në 05:45)

Kthimi për në Prishtinë: E Diel, 15.10.2017 / 21:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Akomodimi: Në Bujtinë (2 net).

Kosto e Pjesëmarrjes: Gjithsej, 85 € për person
Përfshihen: Transporti Prishtinë-Valbonë; Transporti Theth-Ndërlysë; Dy net fjetje në Bujtina (darka e së premtes; mëngjesi/darka e të shtunës; dhe mëngjesi i të dielës).

Afati i Fundit për Rezervim: 11.10.17 E Mërkure ora 12:00..Rezervimi është i obligueshëm.
Mënyra e Lajmërimit: Tel: 044 240 517; E-Mail: alpineclubprishtina@gmail.com
Me rastin e rezervimit duhet të bëhet parapagimi 30 €.
Vëmendje: Në rast të plotësimit të vendeve, K.A.P. mund ta ndërpresë rezervimin para afatit të publikuar.

Plani i Ekspeditës:

E Premte.13.10.2017 – Nisja do të bëhet në ora 06:00, para parkingut të RTV 21, prej ku do të vazhdohet për Gjakovë, Bajram Curr dhe Valbonë. Pas përgatitjes dhe renditjes, Grupi do të shtegtojë nëpër shtegun e Malësisë së Gjakovës, Valbonë-Theth, 7.5 h. Në Theth arrihet në mbrëmje, ku edhe bëhet akomodimi në Bujtinë; dhe hahet darka.

E Shtunë 14.10.2017 – Ngrënia e mëngjesit dhe transportimi i grupit drejt Fshatit Ndërlysë, ku edhe fillon ecja nëpër fshatrat e Thethit, e ku planifikojmë ti vizitojmë atraksionet e Thethit; Vaskat, Syrin e Kaltër, Ujëvarën e Grunasit, Kanjonin e Thethit, Kullën e Ngujimit, si dhe të tjera pika të rëndësishme. Pra, e Shtuna është ditë ecjeje, vizitash dhe relaksimi me bukuritë natyrore të regjionit. Në mbrëmjen e së njejtës ditë, kthehemi prap te Bujtinë, ku pastrohemi, hamë darkë, dhe e kalojmë natën e dytë.

E Diel 15.10.2017 – Ngrënia e mëngjesit dhe nisja për në Valbonë, ku planifikohet të arrijmë rreth orës 17:00, ose 18:00. Pas një pushimi kafeje në Valbonë, nisemi me autobus për në Prishtinë, ku duhet të mbërrijmë rreth orës 21:00.

Udhërrëfyes: Qëndrim Sopi 044 240 517
Ndihmës: Haki Hasanrama

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,