EKSPEDITË TRE DITORE PËR PUSHTIMIN E MAJËS MUSALA–MALET E RILËS; BULLGARI (2925 m/lmd)

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina organizon, dhe Ju fton të merrni pjesë në ekspeditën tre ditore në Malet e Rilës në Bullgari, me qëllim: Ngjitjen në majën Musala, maja më e lartë në Ballkan. Ekspedita do të zhvillohet në muajin Qershor, nga data 14.06.2019 deri më datën 16.06.2019; brenda vikendit. Pjesëmarrja në Ekspeditën e Musalas është e hapur për gjithë të interesuarit.

Vendimi, Organizimi, Përgjegjësitë dhe Udhëheqja e Ekspeditës së Musalas është në përgjegjësi të Klubit Alpin Prishtina, me ç’rast janë marrë parasysh gjithë faktorët dhe parametrat e nevojshëm për ta lehtësuar çështjen e vizave, udhëtimit, akomodimit dhe ngjitjes në Musala.

Maja e Musalas është maje dominuese në Vargmalet e Riles dhe gjithë Ballkanin. Pozicioni i saj në Jugperëndim të Bullgarisë bën që, nga kjo pikë të shihen disa vargmale të njohura Ballkanike, si Osogovo, Malet Rodope, Vargmali i Rilës, etj.

Pse duhet të jeni pjesë e kësaj Ekspedite ?

Meqenëse, pjesëmarrja është e hapur, kjo tregon se ngjitja në Majën më të Lartë në Ballkan është relativisht e lehtë, për shkak të terrenit livadhor dhe përdorimit të teleferikut deri te liqeni i Musalas. Përveç fakteve të përmendura më lartë, pjesëmarrësit e ekspeditës do të kenë rastin të vizitojnë vende të rëndësishme, si Blagojevgrad, Borovec dhe Sofje.

Të dhënat e Musalas:

  1. Vendndodhja: Në Jug-Perëndim të Bullgarisë; Përfektura Sofje
  2. Lartësia: 2925m/lmd
  3. Prominenca Topografike: 2473 m
  4. Karakteri: Maje konike vegjetative, me karakter të kombinuar.
  5. Ecja është e karakterit bjeshkatar, me përdorim të teleferikut, shteg i shënuar.
  6. Gjatësia e Shtegut: 12 km
  7. Koha e Ngjitjes/Zbritjes: 7-8 orë

Detajet e Organizimit

  1. Nisja: Me datën 13.06.2019, në ora 23:45
  2. Kthimi në Prishtinë: 16.06.2019 (e Diel, në orët e mbrëmjes)
  3. Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
  4. Lloji i Transportit: Me autobus komod
  5. Pagesa totale për pjesëmarrje 200.00 €, ku përfshihen: Organizimi, Vizat, Sigurimi Shëndetësor, Transporti, Guidimi, Teleferiku, Fjetja dy net, si dhe Ushqimi (e Premte: darka; E Shtunë: mëngjesi, darka; E Diel: mëngjesi).
  6. Me rastin e rezervimit, duhet të bëhet parapagimi prej 100.00 €
  7. Personat që kanë viza schengen, ju zbritet pagesa – 60.00 €
  8. Afati i fundit për rezervim është deri me datën 15.05.2019

Pjesëmarrësit në këtë ekspeditë duhet të kenë me vete veshmbathje të përshtatshme për ecje bjeshkatare. Fjetja do të jetë dy net, në të njejtën Shtëpi Bjeshkatare, e cila ka dhoma të përbashkëta dhe kushte solide për qëndrim bjeshkatar.

Rekomandohet që të keni me vete:

Veshmbathje standarde bjeshkatare-sportive (dhe krem kundër djegies, syze dhe kapelë, ose shami).

Veshmbathje të lehtë për shëtitje (vizita në Blagojevgrad, Borovec, Sofie ,etj).

Fotokamerë, aksesorë ndihmës, set higjinienik….

Aplikimi për viza

Çështja e aplikimit për viza Bullgare është procedurë më e lehtë, sepse këto viza lëshohen vetëm për territorin Bullgar.

Dokumentet që kërkohen janë:

  1. Aplikacionin  dhe dy Fotografi (Aplikacioni merret nga Klubi)
  2. Fotokopja e faqes së parë të Pasaportes
  3. Certifikata e lindjes
  4. Fotokopje e vizave Bullgare, Shengen  ose viza të tjera më të hershme, nëse keni
  5. Kontrata e Punës; Personat që kanë biznes duhet ta sjellin Certifikaten e Biznesit; Ata që nuk janë në marrëdhënie pune, vetëm e plotësojnë Aplikacionin
  6. Rezervimi nga Hoteli (këtë, dhe të tjera dokumente i merrni nga Klubi)
  7. Vërtetimi Bankar për 6 muajt e fundit
  8. Sigurimi Shëndetësor ( këtë dokument e merrni nga Klubi, ditën e aplikimit)
  9. Pagesa për Viza: Bëhet individualisht në PCB, me direktiva të Ambasadës dhe Udhëheqësit: Qëndrim Sopi

Itinerari:

Nisja do të bëhet nga parkingu i RTV 21, me datën 13.06.2019 në ora 23.45 (e enjte orët e vona, në relacionin Prishtinë- Kumanove-Blagojevgrad. Në Blagojevgrad arrihet rreth orës 08:00 të mëngjesit të së premtes.

E Premte: Vizitë në Blagojevgrad ( qytet i studenteve) deri në orën 13:00. Në 13:30 nisja për Samakov – Borovec, ku do të arrihet rreth orës 16:00. Akomodimi dhe fjetja do te behet afër Borovec, ne shtëpi Bjeshkatare, ku kemi kohë për pushim, relaksim dhe përgatitje për ecjen e nesërme.

E Shtunë: Në mëngjesin e së Shtunës 15.06.2019 do të bëhet zgjimi në ora 07:00, dhe pas mëngjesit, vazhdojmë me autobus deri në parkingun e fundit ku dhe gjendet teleferiku i i cili do të na transportojë në lartësitë e Rilës . Ngjitja/Zbritja do të zgjasë rreth 7-8 orë, ndërsa te autobusi duhet të jemi rreth orës 19:00.  Në mbrëmje rreth orës 20:00 do të jemi në bujtinë, për pastrim dhe pushim ku dhe do te hamë Darken.

E Diel:16.06.2019,  do te hamë mëngjesin dhe pastaj do të udhëtojmë drejt Sofjes për vizitë të shkurtër. Rreth orës 16:00 bëhet nisja për në Kosovë ku do të arrihet rreth orëve të mesnatës.

Gjithë pjesëmarrësit, paraprakisht do të pranojnë dhe nënshkruajnë Marrëveshjen me Klubin Alpin Prishtina, ku janë të përcaktuara rregullat, të drejtat dhe përgjegjësitë e ndërsjella të çdo pjesëmarrësi të Ekspeditës.

Për çdo informatë rreth Ekspeditës së Musalas duhet të kontaktoni me personin Përgjegjës: (Qëndrim Sopi 044 240 517, apo e-mail: alpineclubprishtina@gmail.com)

Udhëheqës i Ekspeditës:

Qëndrim Sopi (Guidë dhe Alpinist i Kualifikuar)

044 240 517

Ndihmës:

Haki Hasanramaj

Nazmi Hasanramaj