Ekspeditë Pranverore në Theth

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të na bashkoheni në Ekspeditën Treditore në Theth (Komuna Shalë, Rrethi i Shkodrës). Ekspedita do të zhvillohet me datat 22, 23 dhe 24 Qershor (e Premte, e Shtunë dhe e Diel). Thethi është vendbanimi i lashtë i shqiptarëve të veriut, është atraksion botëror dhe paraqet një rezervat autentik të vlerave etnografike dhe natyrore.  Gjithashtu, veçanti e kësaj ekspedite është edhe kalimi nëpër Luginën e Valbonës, gjë që e bën këtë shtegëtim shumë më domethënës. Pjesëmarja është e hapur; Rezervimi dhe Parapagimi Obligativ.

Detajet e Organizimit:

Nisja nga Prishtina: e Premte, 22.06.2018 / ora 06:00 (tubimi në 05:45)

Kthimi në Prishtinë: E Diel, 24.06.2018 / 21:30

Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21

Lloji i Transportit: Autobus

 

Kosto e Pjesëmarrjes: Gjithsej, 85 € për person

Përfshihen: Transporti Prishtinë-Valbonë; Transporti Theth-Ndërlysë; Dy net fjetje në Bujtina (darka e së premtes; mëngjesi/darka e të shtunës; dhe mëngjesi i të dielës)Afati i Fundit për Rezervim: 19 Qershor

Mënyra e Lajmërimit: Tel: 044 240 517; E-Mail: alpineclubprishtina@gmail.com

Me rastin e rezervimit duhet të bëhet parapagimi 50 €.

Plani i Ekspeditës:

E Premte; Nisja do të bëhet në ora 06:00, para parkingut të RTV 21, prej ku do të vazhdohet për Gjakovë, Bajram Curr dhe Valbonë. Pas përgatitjes, Grupi do të shtegtojë nëpër shtegun e Malësisë së Gjakovës, Valbonë-Theth, 7.5 h. Në Theth arrihet në mbrëmje, ku edhe bëhet akomodimi në Bujtinë; dhe hahet darka.

E Shtunë; Zgjimi dhe mëngjesi; transportimi i grupit drejt Fshatit Ndërlysë, ku edhe fillon ecja nëpër fshatrat e Thethit, e ku planifikojmë ti vizitojmë atraksionet e Thethit; Vaskat, Syrin e Kaltër, Ujëvarën e Grunasit, Kanjonin e Thethit, Kullën e Ngujimit, si dhe të tjera pika të rëndësishme. Pra, e Shtuna është ditë e shetitjes dhe relaksimit me bukuritë natyrore të fshatrave të Tehthit. Në mbrëmjen e së njejtës ditë, kthehemi prap te Bujtinë, ku pastrohemi, hamë darkë, dhe e kalojmë natën e dytë (nata e zjarrit)

E Diel; Mëngjesi dhe nisja për në Valbonë, ku planifikohet të arrijmë rreth orës 17:00, ose 18:00. Pas një pushimi kafeje në Valbonë, nisemi me autobus për në Prishtinë, ku duhet të mbërrijmë rreth orës 22:00.

Udhërrëfyes: Qëndrim Sopi 044 240 517

Ndihmës: Ekipi i K.A.P.

KAP-i Ju dëshiron ekspeditë të këndshme,