Ekspeditë në Olimp, Greqi

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina organizon Ekspeditë treditore në Greqi, me qëllim; Pushtimin e Majës së Olimpit, në Krahinën e Thesalisë. Ekspedita do të zhvillohet nga data 08.06.2018, deri më datën 10.06.2018 (nisja bëhet në mesnatë, në mes të ditës së Enjte dhe Premte, kthimi të dielën)

Pjesëmarrja në Ekspeditën e Olimpit është e hapur, ndërsa numri i pjesëmarrësve do të determinohet nga ulëset e autobusit me të cilin do të bëhet udhëtimi.

Vendimi, Organizimi dhe Udhëheqja e Ekspeditës së Olimpit është në përgjegjësi të Klubit Alpin Prishtina, me ç’rast janë marrë parasysh gjithë faktorët dhe parametrat e nevojshëm për ta lehtësuar çështjen e vizave, udhëtimit, akomodimit dhe ngjitjes në Olimp (Mytikas).

Maja e Olimpit është vend me karakter të theksuar mitologjik dhe është maja më e lartë e kompleksit prej 52 majash të vargmalit  të Olimpit. Rëndësia e saj qëndron edhe në faktin se deri vonë është konsideruar si maja më e lartë në Ballkan, por edhe për faktin se gjendet në një pikë strategjike në mes Thesalisë dhe Maqedonisë Greke, në perëndim të detit Jon, dhe 90 km afër Selanikut. Gjithashtu, është maja me prominencën gjeografike më të lartë në Evropë; ndodhet në Parkun Nacional të Olimpit dhe është Rezervat i Biosferës Botërore.

Pse duhet të jeni pjesë e Ekspeditës së Olimpit ?

Përveç fakteve të përmendura më lartë, pjesëmarrësit e ekspeditës do të kenë rastin të shohin vende të trashëgimisë natyrore, vende bregdetare të Thesalisë, si dhe Sheshin Qëndror të Selanikut. Gjithë këta faktorë, duke përfshirë edhe ngjitjen në Olimp, do ta bëjnë këtë ekspeditë një udhëtim të paharrueshëm, me përjetime të veçanta.

Të dhënat e Majës së Olimpit:

Vendndodhja: Jug-Perëndim të Selanikut; Prefektura Pieria;Thesali

Lartësia: 2918 m/lmd

Prominenca Topografike: 2355 m

Karakteri: Maje konike vegjetative.

Vështirësia:(T2) Ecja është e karakterit bjeshkatar, shteg i punuar.

Gjatësia e Shtegut: 9  km

Koha e Ngjitjes/Zbritjes: 9 orë

Detajet e Organizimit:

Nisja:  Me datën 08.06.2018, në ora 23:55 (në mes të së Enjtes dhe Premtes)

Kthimi në Prishtinë: 10.06.2018 (e Diel, në orët e mëngjesit)

Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21

Lloji i Transportit: Me autobus

Participimi: 195 €, shumë e cila mbulon: Udhëtimin, Pagesën e Vizës, Sigurimin, Fjetjen 2 net në kamp, Guidimin në Olimp).

Afati i Fundit për Rezervim: 15 Prill 2018.

Dokumentet dhe procedurat e aplikimit për vizë Greke

*Aplikacioni për aplikim për Vize ( e merrni nga KAP)

*Kontratën e Punes

*Gjirollogarine Bankare 6 mujorin e fundit

*Vertetimin e pushimit nga puna për kohën e qëndrimit ne Greqi

*Dokumentin e ATK

*2 Fotografi

*Ftesën ( e merrni nga KAP)

*Rezervimin e Kampit/bujtines ( e merrni nga KAP)

*Sigurimi Shendetesore ne udhetim ( e merrni nga KAP)

*Biletat e udhëtimit ( e merrni nga KAP)

Informata tjera:

Pjesëmarrësit në këtë ekspeditë duhet të kenë me vete veshmbathje të përshtatshme për ecje bjeshkatare. Fjetja do të jetë dy net, në të njejtin kamp, i cili gjendet në bregdetin e Litochoro, afër masivit të Olimpit. (pajisjet e fjetjes sigurohen nga K.A.P.)

Rekomandohet që të keni me vete:

  1. Veshmbathje bjeshkatare standarde.
  2. Veshmbathje të lehtë për shëtitje (vizita në Sheshin Egnatia -Selanik).
  3. Ndërresa të brendshme dhe rekuizita për plazh.
  4. Ushqim sipas dëshirës (për ata që nuk duan të blejnë në Greqi).
  5. Fotokamerë, aksesorë ndihmës, etj

Itinerari:

E Premte

Nisja do të bëhet nga parkingu i RTV 21, me datën 08.06.2018 në ora 23.55 (në mes të enjtes dhe premtes), në relacionin Prishtinë- Shkup-Gjevgjeli-Selanik. Në Selanik mbërrihet rreth orës 08:00 të mëngjesit. Vizitë në Selanik deri në orën 13:00. Në 13:30 nisja për Litochoro ku do të arrihet në ora 16:00. Litochoro gjendet rrëzë Olimpit dhe aty bëhet akomodimi i grupit.

E Shtunë

Në mëngjesin e së Shtunës, 09.06.2018, do të bëhet zgjimi në ora 06:00, për të vazhduar me autobus në ora 06:30 deri në parkingun e fundit ku fillon ecja. Ecja do të fillojë në ora 07:45. Ngjitja/Zbritja do të zgjasë rreth 9 orë, ndërsa te autobusi duhet të jemi rreth orës 18:00.  Në mbrëmje rreth orës 18:40 do të kthehemi në kamp, për pastrim dhe pushim.

E Diel

Dita e dielë 10.06.2018 është e rezervuar për plazh, pushim, si dhe not relaksues në plazhet e Litochoro. Të Dielën rreth orës 16:00, me 10.06.2018 bëhet nisja për në Kosovë, ku do të arrihet pas mesnatës.

 

Ftesa vlen për gjithë të interesuarit të cilët e shohin vetën si pjesë të kësaj Ekspedite (anëtarë të KAP, bjeshkatarë, studentë, qytetarë të huaj, anëtarë të klubeve dhe shoqërive tjera, etj), ndërsa gjithë anëtarët e ekspeditës, paraprakisht, do të nënshkruajnë dhe pranojnë Marrëveshjen Obligative me Klubin Alpin Prishtina, ku janë të caktuara të drejtat dhe përgjegjësitë e çdo pjesëmarrësi të ekspeditës.

Udhëheqës i Ekspeditës:

Qëndrim Sopi

044 240 517

Ekipi Përkrahës:

Guidat e KAP: