Ekspeditë në bregdetin e jugut të Shqipërisë – Gjiri i Shën Andreut (SEP 20 – SEP 22)

FRI, SEP 20 – SEP 22

Ekspeditë në bregdetin e jugut të Shqipërisë

Gjiri i Shën Andreut

Klubi Alpin Prishtina ju fton të merrni pjesë në Ekspeditën Treditore në rajonin bregdetar të jugut të Shqipërisë. Ekspedita është e karakterit të kombinuar rural/detar por ka edhe ecje në shtigjet malore të bregdetit. Dy net në bregdet, vizita dhe not, ecje dhe shoqërim pranë zjarrit, Llogaraja, Gjiri i Shën Andreut, Grama dhe i gjithë brezi jugor janë pika që do të vizitohen.

Pjesëmarrja është e hapur por duhet të rezervohet vendi për shkak të vendeve të limituara dhe për shkak se fjetja do të bëhet në kamp (pajisjet janë të KAP-it).

Plani i Ekspeditës:

Dita e parë (e premte)
Transporti me autobus Prishtinë-Vlorë me pushime të shkurtëra gjatë rrugës. Shëtitje në Vlorë dhe më pas i drejtohemi Llogarasë. Në Llogara ngritët kampi dhe bëhet akomodimi në tenda sipas rezervimit.

Dita e dytë (e shtune)
Herët në mëngjes do të çmontohet kampi dhe më pas do të marshohet drejt Gjirit të Gramës. E gjithë ecje do te zgjasë rreth 7 h me ngjitje 400-500 m dhe zbritje rreth 1200 m. Mbas mbërritjes ne Gramë mbetet kohë e lirë për plazh. Pasdite do të organizohemi për të përgatitur kampin si dhe për të mbledhur dru për zjarrin ne darkë. Pra, nata e dytë është në plazhin e Gjirit të Gramës.

Dita e tretë (e diel)
Ne mëngjes do te ngremë kampin dhe do te nisemi për në plazhin e Palasës ose siç quhet ndryshe Rrugët e Bardha, duke bërë edhe një ndalesë në Plazhin e Pastër të Shën Andreut. Kjo ecje zgjatë rreth 5 h, duke përshkur kështu pjesën bregdetare të detit Jon, deri në Palasë. Mbas një pushimi te shkurtër ne Palasë do te kthehemi ne Llogora, për ushqim dhe përgatitje. Nisja për në Prishtinë bëhet në orët e mbrëmjes, ku do të arrihet në orët e vona.

Në çmim përfshihet: organizimi, guidimi, transporti, fjetja në tenda, transporti i kampit
Në çmim nuk përfshihen: ushqimi, lundrimi me varkë në shpellat e jugut

Çfarë të merrni me vete:
1. Veshmbathje të përshtatshme
2. 3 L ujë për kamping ne Gramë dhe 3 L për ditën 3 (i blejmë rrugës)
3. Ushqim te mjaftueshëm për 3 – 4 racione
4. Kapele, syze, krem për mbrojtje
5. Drite koke ose dore etj.
6. Rroba për det

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:
Nisja nga Prishtina: e premte, 20.09.2019 / ora 06:00
Kthimi në Prishtinë: e diel, 22.09.2019
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje:
Kosto: 95 € per person (50.00 € parapagim)
Afati i Fundit për Rezervim: 19 Shtator

Si të Rezervoni:
Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); (www.facebook.com/KlubiAlpin/) ose në Tel:+ 383 44 240 517 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at/Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Udhëheqës i Ekspeditës: Qëndrim Sopi
Ndihmës: Nazmi Hasanramaj, Florent Shala, Haki Hasanrama