EKSPEDITË ALPINE PËR PUSHTIMIN E MOUNT BLANC – 2015

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina i ka kompletuar përgatitjet organizative për Ekspeditën Alpine për Pushtimin e Mount Blanc në Francë, majës më të lartë të Evropës Perëndimore.

Meqenëse kjo Ekspeditë konsiderohet e vështirë dhe e rrezikshme, në aspektin psiko-fizik dhe teknik, Alpinistët e Klubit Alpin Prishtina, duke u mbështetur në të dhëna dhe parametra të caktuar, kanë bërë përzgjedhjen e Anëtarëve të Ekspeditës, të cilët janë njoftuar tashmë.

Në përbërjen e Anëtarëve të Ekspeditës ka edhe femra, gjë që e bën të veçantë këtë organizim, ndërsa ne (K.A.P.) jemi të përkushtuar në Përgatitjen; Trajnimin dhe Udhëheqjen e Grupit; me qëllim, rritjen e kapacitetit fizik dhe teknik të Anëtarëve. Gjithashtu, e gjithë Ekspedita do të Udhëhiqet nga Alpinistët e Klubit Alpin Prishtina.

Duhet ta theksojmë se, përbërja dhe numri i personave që janë zyrtarisht Anëtarë të Ekspeditës, është çështje e përfunduar dhe nuk mund të ndryshoj më; dhe këtë me Vendimin e Bordit të K.A.P., prandaj kjo çështje është e mbyllur.

Për çdo interesim tuajin, që ka të bëjë me përkrahjen ndaj kësaj Ekspedite, mund të shkruani në e-mailin zyrtar info@klubialpinprishtina.com.

Dhjetor 2014
Bordi i Klubit Alpin Prishtina.