Ecje në Malin e Krujës

Kruja

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina ju fton të merrni pjesë në aktivitetin së dielës në Malin e Krujës në Shqipëri.

Mali i Krujës quhet Ballkoni i Adriatikut për pamjen e bukur që ofron. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përcaktohen si më poshtë:

Grupi A: Në Krujë mundësia për të vizituar Pazarin e Vjetër dhe dy muzeume, Muzeun Etnografik dhe Muzeun Gjergj Kastrioti Skenderbeu, që ndodhen brenda kështjellës. Pas pjesës kulturore, pason me hiking tek Shpella e Shenjtë e Sari Salltik, i adhuruar si shenjtor nga bektashinjtë e Ballkanit. Shtegu është përdorur prej gati 8 shekujsh nga pelegrinët që luten tek teqeja brenda në shpellë. Shtegu është 2.5km i gjatë me 600m disnivel, i përshtatshëm për bjeshkatarë fillestar dhe mesatar. Pamje e bregdetit prej malësisë së Rumijes në Mal të Zi, Velipojë, Laguna e Kunes Lezhë, Kepi i Rodonit, Laguna e Karavastasë, deri në Sazan e Karaburun. Nga lindja pamje e malit të Skënderbeut, Qafështama, mali i Papatit, mali me Gropa etj.

 

Grupi B: Nisje nga Kruja, ecje përgjatë anës perëndimore të malit deri tek gryka e Shkallës së Zezë. Vizitë shpellës së dytë të shenjtë të Sarisalltikut dhe ngjitja në kurriz të malit të Krujës. Ecje përgjatë kurrizit deri tek Shpella e Shenjtë e Sarisalltikut ku bashkohet me grupin A për për të kryer së bashku zbritjen. Shtegu është 15km me 1100m disnivel, një drejtim, i përshtatshëm për bjeshkatarë me përgatitje paksa mbi mesataren. Shpella e dytë e Sarisalltikut ka një koloni me lakuriq nate, prandaj vizitorët duhet të jenë të kujdesshëm mos i shqetësojnë. Përvec pamjeve të mësipërme, pamje e maleve të Dajtit, Priskës, Gamtit, Grykës së Shkallës së Zezë.

Në pikën kulmore të Masivit të Krujës, do të bëhet një pushim i gjatë në resorin hotelier, para nisjes për Prishtinë

 

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 17.03.2019 / ora 06:00

Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21

Lloji i Transportit: Autobus

Participimi për pjesëmarrje: 15 €

Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë

 

Si të Rezervoni:

E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com);  (www.facebook.com/KlubiAlpin/)  ose në Tel:+ 377 44 240 517 (SMS, Viber).E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Vëmendje: Në rast të plotësimit të parakohshëm të numrit të ulëseve në autobus, ndërprehet rezervimi.

 

Informata shtesë

Moti është i ngrohtë deri në 15 gradë dhe i kthjellët. Duhet ti keni me vete Leternjoftimin Biometrik ose Pasaporten. Gjithashtu, merrni xhaketë dhe ndërresa rezervë.

Udhërrëfyes: Andel Trebicka dhe Qëndrim Sopi

KAP ju dëshiron vikend të këndshëm