Aktivitet vullnetarizmi nga Klubi Alpin Prishtina

Një lajm i mirë për komunitetin e personave të verbër

Klubi Alpin Prishtina në kuadër të përgjegjësisë së vetë sociale e në mënyrë krejt vullnetare ka vendosur që të organizojë 10 turne ecje për persona të verbër. Këto organizime do fillojnë muajin tjetër. Ecjet do realizohen brenda kategorisë I (e dizajnuar për personat e verbër) dhe do jenë krejtësisht të mbikëqyrura nga vullnetarët e specializuar të Klubit.

Ky organizim ka mbështetjen e Ambasadës Gjermane e prej sot edhe të Komunës së Prishtinës.