E Diela Zbavitëse në Via Ferrata dhe Zip Line, e Diel 28.08.16

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina, këtë të diel, organizon aktivitet sportiv dhe zbavitës në Kanjonin e Rugovës. Nën kujdesin dhe guidimin e Alpinistëve të K.A.P. dhe të Marimangave, do të ngjitemi në grupe, në Via Ferrata (Vija e Re, Mat); si dhe do të bëjmë lëshim në Zip Line, atraksionin e ri turistik dhe sportiv.

Meqenëse kjo ditë konsiderohet Aventurë në Natyrë, e shoqëruar me Adrenalinë dhe Përjetim; rezervimi është i obligueshëm, sepse mënyra e organizimit dhe guidimit është e veçantë. Bëhuni pjesë e Aventurës në Grykë të Rugovës; sfidojeni vetën në Lojërat Alpine dhe përjetojeni Komunitetin Alpin.

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 28.08.2016 / ora 08:00

Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21

Lloji i Transportit: Me Autobus

Participimi për pjesëmarrje: 20 € (për person)

Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë, ora 12:00

Si të Rezervoni:

Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com);  (www.facebook.com/KlubiAlpin/)  ose në Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Informata shtesë:

Nisja nga Prishtina bëhet në ora 08:00 të mëngjesit, ndërsa në Pejë arrijmë rreth orës 09:30, për ta bërë një pushim kafeje në Kompleksin ETC. Rreth orës 10:30 arrijmë te Via Ferrata në Grykë të Rugovës, ku bëhet edhe Kompletimi i Pjesëmarrësve me pajisjet e V.Ferrata. Në Grupe të vogla, nën shoqërimin e Alpinistëve, do të kalohet Via Ferrata Mat. Faza e Dytë, pas përfundimit të Via Ferrata, do të fillojë me lëshimin në Zip Line.

Pas përfundimit të aktiviteteve, do të bëhet një pushim kafeje në qytet (Pejë).

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes dhe Grupi Teknik: Nazmi Hasanramaj ; Qëndrim Sopi ; Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,