Çiklizëm rreth Badovcit dhe Janjevës

Sektori i Biçiklizmit i Klubit Alpin Prishtina, këtë të diel organizon pedalim rreth Liqenit të Badovcit dhe Vargmalit të Koznicës në Janjevë. Ky tour ka karakter shetitës, trajnues dhe relaksues; prandaj do të bëhen pushime më të shpeshta përgjatë rrugëtimit. Do të përshkohet unaza e jashtme e Prishtinës rreth fshatrave Makovc, Grashticë dhe Mramor; për të hyrë pastaj në rrugët malore të fshatrave Honrovc dhe Bukovicë, për të arritur në Janjevë. Pas vizitës në Janjevë do të bëhet një pushim kafeje në Restorant Anija, për të vazhduar pastaj drejt Prishtinës. Për çdo pyetje rreth kësaj daljeje, ju lutem drejtohuni te udhëheqësit.

Pjesëmarrja është e hapur për gjithë të interesuarit ndërsa detajet e organizimit janë si më poshtë:

Vendtakimi: Përpara Hotel Grand
Koha e nisjes: 08:00
Kohëzgjatja totale: 4.5 h

Vëmendje: Pjesëmarrësit rekomandohet që ti kenë pajisjet bazike të çiklizmit si (helmetë, syze mbrojtëse, gomë rezervë..).

Udhëheqës: Atdhe Sylaj (045444777) Guidë e Certifikuar e Biçiklizmit

Asistim: Hajdin Kastrioti (044115591) Guidë e Certifikuar e Biçiklizmit