Bjeshkët e Shalës së Bajgorës

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina ju fton të merrni pjesë në ecjen e së dielës në Bjeshkët e Shalës së Bajgorës, me qëllim, arritjen në Majën së Bajrakut 1790 m/lmd, nga drejtimi i Jugut. Ky aktivitet do të zhvillohet këtë vikend dhe është i hapur për gjithë të interesuarit.

 

Detajet:

Nisja: e Diel, 28.01.2018 / ora 07:00

Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21

Lloji i Transportit: Me Autobus

Participimi për pjesëmarrje:

Ata që rezervojnë në autobus: 10 € (për person)

Ata që vijnë me vetura private: 5 € (për person)

Afati i fundit pët rezervim: E Shtunë ora 12:00

 

Si të Rezervoni:

Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com);  (www.facebook.com/KlubiAlpin/)  ose në Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

 

Detajet e Shtegut (T2):

Lartësia: 1790 m/lmd

Vendndodhja: Bjeshkët e Shalës së Bajgorës, Komuna e Mitrovicës

Koordinatat gjeografike: 43° 01′ 07” V    21° 00′ 57” L

Ecje e Planifikuar: 6 h

Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 16 km

Karakteri i Shtegut: Rrugë malore dhe Terren i hapur

Kërkesa: Përgatitje për ecje dimërore; ushqim të zakonshëm dhe ujë.

 

Përshkrimi

Bjeshkët e Shalës së Bajgorës përbëjnë pjesën jugore të Masivit të Kopaonikut, ndërsa maja më e lartë në këtë kompleks (brenda Kosovës) është Maja e Bajrakut. Ecja do të bëhet në kushte dimërore, por shtegu është i lehtë dhe transparent. Nisja bëhet afër fshatit Bajgorë, ndërsa në kthim, do të bëhet një pushim qaji në lokalet hoteliere të zonës.

Moti parashihet të jetë stabil dhe pa reshje.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj

Ndihmës: Ekipi i K.A.P.

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,