Bjeshkët e Kaqandollit

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen malore të së Dielës, e që do të zhvillohet në vargmalin perëndimor të Komunës së Podujevës. Kjo ngjitje do të zhvillohet ditën e Diel, me datën 13.05.2018.

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 13.05.2018 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje:
Ata që rezervojnë në autobus: 10 € (për person)
Ata që vijnë me vetura private: 5 € (për person)
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë, ora 12:00

Si të Rezervoni:
Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); (www.facebook.com/KlubiAlpin/) ose në Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut (T1 dheT2):
Lartësia në Shteg: 800-1245 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët në Perëndim të Podujevës
Tereni: T1 dhe T2. Shteg i dukshëm malor dhe livadhor; rrugë malore dhe bjeshkë të kombinuara.
Kohëzgjatja e Ecjes: 6-7 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 16 km
Kërkesa: Merrni ushqim ditor dhe ujë/ këpucë të përshtashme, ndërresa rezervë, etj

Informata shtesë:
Vargmali Perëndimor i Podujevës është një varg kodrash deri në 1245 m/lmd, dhe është territor piktoresk. Pikënisja është nga afër fshatit Popovë, për të kaluar në drejtim të veriut, deri në fshatin Kaqanoll, afër Monumentit të Dëshmorëve. Kjo Ecje është e përshtatshme edhe për fillestarët e këtij sporti, sepse terreni është i butë dhe pa impenjime të mëdha.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj
Ndihmës: Haki Hasanramaj

KAP Ju dëshiron vikend të këndshë