Bjeshka e Pashtrikut 1986 m/lmd

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ngjitjen bjeshkatare të së Dielës, që do të zhvillohet në bjeshkët e bukura të Pashtrikut, në Jug të Kosovës. Kjo ecje do të zhvillohet ditën me datën 25.03.2018, ndërsa ftesa është e hapur për gjithë të interesuarit..

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 25.03.2018 / ora 07:00

Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21

Lloji i Transportit: Me Autobus

Participimi për pjesëmarrje: 10 €

Për Pjesëmarrësit me Vetura Private: 5 €

Si të Rezervoni:

E-mail: alpineclubprishtina@gmail.com / Tel: + 377 44 312 744 (sms, Viber, WhatsApp, fb)

E dërgoni Emrin-at / Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë

 

Detajet e Shtegut (T2):

Pika më e lartë: 1986 m/lmd

Vendndodhja: Bjeshkët Jugore të Kosovës, rajoni i fshatit Planejë

Tereni: T2  Shteg malor dhe bjeshkatar, me borë

Koha e Ecjes: Gjithsej: 9 orë

Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 12 km

Kërkesa: Merrni ushqim ditor dhe ujë/ këpucë të përshtashme, xhaketë dimërore, dorëza, syze mbrojtëse, ndërresa rezervë…  preferohen edhe patikat rezervë të cilat i leni në autobus, për udhëtim.

Informata shtesë:

Maja e Pashtrikut gjendet në Jug të territorit të Kosovës, ndërsa pozita e veçantë gjeografike bën që, nga kjo maje të shihet një pjesë e madhe e luginës së Drinit, Kukësi, si dhe pjesët veriore të Gjallicës dhe Majës së Pikëllimës, etj.

Moti është i përshtatshëm, referohu në..

https://www.yr.no/place/Kosovo/Other/Maja_e_Pashtrikut/long.html

https://www.yr.no/place/Kosovo/Prizren/Prizren/long.html

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj

Ndihmës:  Shpëtim Kaliqani dhe Haki Hasanramaj

 

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,