Bjeshka e Lumbardhit 2522 m/lmd

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare në Bjeshkët e Nemuna, me qëllim, vizitën në Bjeshkët e Lumbardhit. Gjithashtu, këtë ditë do të pushtohet edhe Guri i Kuq, nga pjesa lindore. Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel, ndërsa pjesëmarrja është e hapur për gjithë të interesuarit.

Detajet e Organizimit:
Nisja: e Diel, 01.10.2017 / ora 07:00 (tubimi në 06:45)
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 10 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00,
Mënyra e Rezervimit: E-Mail: (info@klubialpinprishtina.com); dhe Tel:(sms): 044 312 744; Pas dërgimit të kërkesës për rezervim, përgjigja dhe konfirmimi Ju kthehen brenda dite.

Detajet e Shtegut (T2):
Lartësia Max: 2522 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Nemuna, Komuna e Pejës
Ecje e Planifikuar: 7-8 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 17 km
Karakteri i Shtegut: Shtigje Bjeshke, Livadhe Alpine dhe lartësi piktorekse
Kërkesa: Përgatitje për ecje standarde bjeshkatare; ushqim të zakonshëm dhe ujë.

Përshkrimi i Aktivitetit:
Edhe kësaj radhe do të ecim nëpër Bjeshkët e Nemuna; dhe atë nëpër vargmalin lindor të Kanjonit të Rugovës. Pas arritjes në rrafshnaltën e bjeshkës së Lumbardhit, një pjesë e grupit do të vazhdojë për në Gurin e Kuq, ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë deri te Shkëmbinjtë e Koritave, në lartësitë e bjeshkëve të Roshkodolit dhe Milishevcit. Në kthim, planifikohet një pushim kafeje në Kanjon.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë dhe sipas përshkrimit në këtë ftesë.

Udhërrëfyes: Shpëtim Kaliqani
Ndihmës: Qëndrim Sopi dhe Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,

https://www.yr.no/place/Kosovo/Pejë/Peć/long.html