Sektori i Përgjegjësisë Sociale i Klubit Alpin Prishtina, në bashkëpunim me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale të Komunës së Prishtinës, si dhe me Iniciativën e Pavarur për të Verbër, organizoi aktivitet në natyrë (ecje dhe vizita). Këto aktivitete do të shtohen në numër dhe do të organizohen në vazhdimësi, prandaj ky sektor i KAP ka nevojë për përkrahje dhe vullnetarë.

Le të jetë ky postim ftesë dhe inkurajim për gjithë ata që e shohin vetën në këto aktivitete, si në kuptimin e vullnetarizmit, ashtu edhe të përkrahjes në forma tjera.

Së shpejti ju njoftojmë për aktivitetin e radhës