Ftesë për Vullnetarë (03.11.2019)

Të nderuar Miq,

Sektori i Përgjegjësisë Sociale i Klubit Alpin Prishtina, në bashkëpunim me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale të Komunës së Prishtinës, si dhe me Iniciativën e Pavarur për të Verbër, këtë të diele (03.11.2019) organizon Hiking me Personat e Verbër.

Programi i aktivitetit është përgatitur në bashkëpunim me Iniciativën e Pavarur për të Verbër, duke u përpjekur që niveli i aktivitetit të jetë sa më i lehtë dhe me karakter trajnues, duke u fokusuar në iniciativat afatgjata dhe të qëndrueshme të kësaj praktike të nevojshme.

Aktivitetet e Sektorit të Përgjegjësisë Sociale të K.A.P. promovojnë të njëjtat caqe të Unionit Botëror të të Vërbërve (sipas WBU):

  • Promovimi i të drejtave të njeriut për kategoritë e personave të verbër (pjesërisht të verbër, plotësisht të vërbër)
  • Lufta kundër diskriminimit ndaj personave të verbër
  • Rritja e mirëqenies dhe pjesëmarrjes sociale të personave të verbër dhe pjesërisht të verbër.
  • Involvimi i personave të verbër në aktivitete të veçanta dhe të rregullta

Komponenta e involvimit të vullnetarëve tjerë është e nevojshme, prandaj ftohen vullnetarë për të na ndihmuar dhe shoqëruar në këtë aktivitet. Të gjithë të interesuarit mund të lajmrohen në tel: +383 49 505 990.

Transporti dhe ushqimi janë të siguruar.

Dea Durmishi

Udhëheqëse

Sektori i Përgjegjësisë Sociale

#klubialpinprishtina  #iniciativaepavaruretëverbërve  #komunaprishtinës  #superviva