Maja e Kollatës 2556 m/lmd, Ngjitje Bjeshkatare

Të Nderuar Miq, Klubi Alpin Prishtina, me datën 02.10.2016, do të organizojë ngjitje të kombinuar, për pushtimin e Majës së Kollatës, në Regjionin e Valbonës. Përveç Majës së Kollatës (Rodi), do të pushtohet edhe Kollata e Keqe, nëpër të cilën do të kalohet gjatë ngjitjes për në pikën markante. Maja e Kollatës ka terren të kombinuar alpin dhe është sfiduese, prandaj kërkohet përgatitje dhe organizim i mirë që të arrihet pushtimi i këtij masivi; kushtet klimaterike janë të përshtatshme dhe parashihen temp. deri në 20 g.   Nisja nga Prishtina bëhet në ora 04:00 të mëngjesit.

Detajet e Organizimit: Nisja e Saktë: e Diel, 02.10.2016 / ora 04:00

Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21

Lloji i Transportit: Autobus

Participimi për pjesëmarrje: 15 € (edhe për ata që janë me vetura)

Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë, ora 12:00

Detajet e Shtegut:

Karakteristikat e Majës së Kollatës, T4 SAC

Pozita Gjeografike: Alpet Dinarike-Bajram Curri 42°28’59”V 19°44’33”L .

Lartësia: 2556 m/lmd.

Kohëzgjatja: 9-10 h (e përafërt)

Gjatësia: 12 km (një drejtim)

Si të Rezervoni: Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); ose në Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Përshkrimi: Maja e Kollatës gjendet në Masivin e Kollatës dhe është njëra nga tre majat që e karakterizojnë këtë Masiv. Në platformën e sipërme, gjenden Maja e Kollatës (Rodi) 2556 m/lmd, Kollata e Keqe 2534 m/lmd dhe Kollata e Mirë 2528 m/lmd. Ngjitja do të bëhet nga Valbona nëpërmes Qafës së Presllopit, vendkalim i vjetër ky që lidhë Valbonën, Çeremin dhe Vuthajt.

Udhërrëfyes:

Nazmi Hasanramaj 044 312 744

Ndihmës: Haki Hasanramaj