Ftesë për Ecje Bjeshkatare; Rudoka e Madhe, Brod (2658 m/lmd)

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare të së dielës, që do të mbahet në Masivin Malor të Çelepinos dhe Rudokës së Madhe, në afërsi të fshatit Brod. Kjo ecje do të zhvillohet këtë vikend, me datën 10.07.2016. Pjesëmarrja është e hapur për gjithë të interesuarit, ndërsa rezervimi obligativ.

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 10.07.2016 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje:
Ata që rezervojnë në autobus: 10 € (për person)
Ata që vijnë me vetura private: 5 € (për person)
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë, ora 12:00

Si të Rezervoni:
Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp); (www.facebook.com/KlubiAlpin/) . E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut (T1 dheT2):

Lartësia: 2658 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit; Regjioni Jugor.
Tereni: T1 dhe T2. Shteg i dukshëm livadhor; ngjitje graduale dhe natyrë tipike bjeshkatare
Kohëzgjatja e Ecjes: 7-8 orë
Çfarë duhet të merrni: Ushqim ditor dhe ujë, rroba të përshtatshme, kapelë verore, shami, mbrojtës kundër djegies nga dielli, etj

Përshkrimi:
Itinerari i udhëtimit me autobus është Prishtinë-Prizren-Dragash-Brod. Pika e nisjes së marshutës është pranë Hotelit Arxhena, në fshatin piktoresk të Brodit në Dragash. Këtë herë do të përshkohet Lugina e Çelepinos, ku edhe gjendet Burimi (apo Vrella) e Çelepinos, vend i veçantë ky që do të na fresojë përgjatë gjithë ecjes sonë. Pushtimi i Rudokës do të bëhet nga Qafa e Çelepinos, në drejtimin lindor. Në kthim, planifikohet të bëhet një pushim kafeje në Hotelin Arxhena.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj (044 312 744)
Ndihmës: Haki Hasanramaj, Qëndrim SOpi

KAP Ju Dëshiron Vikend të Këndshëm

Eng:

Hiking on Rudoka e Madhe, Brod (2658 m)

Dear Friends,
Alpine Club Prishtina invites you to take part in Sunday Hiking, which will take place in Highlands of Çelepino and Rudoka Mountains , near the village of Brod. This walk will take place this weekend, on 10/07/2016. Participation is open to all..reservation mandatory.

Arrangement:
Departure: Sunday, 07.10.2016 / 07:00
Place of Departure: Parking Place/ RTV 21
Type of Transport: By Bus
Participation:
By Bus: € 10 (per person)
Private Cars: € 5 (per person)
Deadline for reservation: Saturday, 12:00
Reservation:
E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); Phone: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp); (Www.facebook.com/KlubiAlpin/).

Trail Difficulty (T1 – T2):
Max. Alt.: 2658 m
Location: Sharr Mountains; Southern Region.
Duration: 7-8 hours
What to get: daily food and water, appropriate clothing, summer hat, handkerchief, sun lotion, etc.

Guide: Nazmi Hasanramaj (044 312 744)
Assistant: Haki Hasanramaj and Qendrim Sopi See