Markacioni Bjeshkatar

SHENJAT E MARKACIONIT DHE METODA E SHËNJIMIT/MARKIMIT

Markacioni Bjeshkatar  u ofron siguri bjeshkatarëve, si dhe ua lehtëson lëvizjen nëpër bjeshkë. Qëllimi i markacionit bjeshkatar, përveç orientimit të bjeshkatarëve, ka edhe funksione tjera të cilat lidhen me shumë parametra të sportit të bjeshkatarisë, turizmit, etj. Markimi profesional është shumë i rëndësishëm dhe duhet të bëhet vetëm nga persona që kanë njohuri për standardet e shtigjeve, parametrat e ecjes dhe rreziqet, si dhe planin e përgjithshëm gjeografik të rrjetit të shtigjeve të atij rajoni.

Shtigjet bjeshkatare shënohen me shenja të veçanta, si:

  • •  Rrathë të kuq, me një pikë të bardhë në mes;
  • •  Shenjat horizontale, dy linja të kuqe, dhe një linjë e bardhë në mes;
  • •  Shigjetat e kuqe, të cilat tregojnë drejtimin e rrugës së duhur, në udhëkryqe;
  • •  Tabelat e kuqe, në të cilat, me shkronja të bardha, epen informacione tekstuale. Zakonisht vendosen në hyrje •  të shtigjeve, apo rrjeteve të shtigjeve, por edhe në objekte bjeshkatare.
  • •  Me rrathë, bardhë dhe kaltër, markohen kthesat dhe rrugët drejt burimeve ujore, liqeneve, shpellave dhe pikave të rëndësisë së veçantë, e që lidhen me ujin.

Ekzistojnë edhe markacionet dimërore. Këto markacione vendosen në shtylla druri ose çeliku, me gjatësi 4 m. Largësia në mes tyre është 50 m, ndërsa në majë kanë shigjeta të cilat e tregojnë drejtimin e ecjes. Këto shenja i dedikohen një maje të vetme prandaj nuk duhet tu referohemi gjatë stinëve kur nuk ka borë.

Markacioni vendoset në gjithë gjatësinë e shtegut, nga fillimi në fund, dhe anasjelltas. Zakonisht vendosen në drunj, gurë, mure, si dhe në objekte tjera, në lartësi prej 2 m, në mënyrë që të shihen edhe dimrit. Ndonjëherë krijohen edhe piramida gurësh, rreth 1 m të larta. Pikat e markimit bjeshkatar duhet të jenë të dukshme; nga njëra shenjë, të shihet tjetra.

Në shtigje me rrezikshmëri dhe thyeshmëri të madhe, vendosen kavo çeliku, dorëza për kapje, shkallë për vendosjen e këmbës, si dhe pyka çeliku. Këtyre shtigjeve lëvizin bjeshkatarët me përvojë dhe alpinistët. Në fillim të këtyre shtigjeve vendosen shenja paralajmëruese dhe spjeguese për shkallën e vështirësisë dhe mundësinë e përfundimit tragjik të aventurës malore.

Grupi i Markimit duhet të jetë i organizuar dhe të ketë planin paraprak të markimit. Kjo grupë përbëhet nga 3 ose 5 persona, varësisht nga karakteri dhe gjatësia e shtegut. Paraprakisht, duhet të kontrollohet shtegu, të pastrohen vendet e markimit, dhe pastaj të vendosen shenjat e markimit, me brushë dhe ngjyrë kualitative.  Gjithsesi, duhet të markohet në ditë të ngrohta. Për markim janë të nevojshme pajisjet si: sopata, gërshërë kopështi, çekiq, tabela, bulona, shenja metali, brusha, ngjyra, si dhe dorëza dhe rroba njëpërdorimëshe. Markimi bëhet në të dy drejtimet dhe mund të zgjasë një, apo disa ditë. Pas përfundimit, duhet të kontrollohet shtegu edhe një herë, në rast se ngjyra është shpërndarë, apo është harruar ndonjë detaj.

Shtegu konsiderohet i markuar vetëm pasi të detajizohet dhe të përcaktohen markimet e kthesave për në burimet e ujit, shpella, shkëmbinj interesant, etj. Duhet të markohen edhe shtigjet drejt strehimeve apo vendeve ku mund të kampohet, në mënyrë që ecësit të ndihen të sigurt dhe mirë të orientuar

.

RREGULLIMI DHE MARKIMI I SHTIGJEVE TË ECJES

PSE DUHET TË MARKOHEN SHTIGJET ?

Për sigurinë e ecësve dhe për të mos humbur.
Duke lexuar tabelën dhe shenjat, ecësit mund të zgjedhin shtegun që u përshtatet.
Duke lexuar tabelën dhe shenjat, ecësit mund të dijnë sa kohë u duhet, çfarë vështirësishë teknike ka, dhe si duket rrjeti i shtigjeve.
Me leximin e informacioneve, ecësi mund të planifikojë edhe aktivitete tjera, përveç ecjes rekreative.
Duke përcjellur shenjat, ecësit mund të kthehen pa problem në pikën e nisjes, në cilindo rast.
Që ecësit dhe turistët të kuptojnë se gjenden në një vend ku mendohet për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.

SI DUHET TË MARKOHEN SHTIGJET

Markimi, sinjalizimi, pamja dhe madhësia e shenjave, përmbajtja, numërtimi i shtigjeve, përcaktimi i vështirësisë së shtegut, etj, duhet të jenë në pajtim me rregulloret dhe standardet e Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës.

MËNYRA E MARKIMIT TË SHTIGJEVE – Sipas Rregullave

TABELA INFORMATIVE

tabela

Tabelat Informative janë të madhësisë 80 x 80 cm. Lartësia e vendosjes duhet të jetë 2.30 m. Vendoset në dy shtylla hekuri. Punohen nga alumini dhe janë të shtypura me folie reflektuese. Korniza është e kaftë, në pajtim me destinimin turistik të shenjës. Vendoset në fillim të shtigjeve dhe përmban informacione teknike për shtigjet, kohën e ecjes, vështirësinë, largësinë, etj. Çdo shteg i veçantë mund të shënohet me ngjyrë të veçantë në tabelë, ndërsa ngjyra e përgjithshme është e gjelbër.

 UDHËTREGUESIT – e kaftë

Udhetreguesit e Kaftë

Në disa vende vendosen shenja të tilla, me dimensione 80 x 20 cm, qëllimi primar i të cilave është informimi i njerëzve për shtegun apo pikën e interesit të veçantë. Janë të kaftë, ndërsa shkronjat dhe simbolet janë të bardha.Vendoset në lartësi prej 2 m, në shtylla dyshe. Këto shtylla mund të përmbajnë dy apo tre shenja të tilla.

 UDHËTREGUESIT –  e kuq

Udhetreguesit e Kuq

Dimensionet janë 10 x 30, por ka edhe me dimensione 15 x 50. Edhe këto shenja punohen nga alumini dhe janë të veshur me folie reflektuese. Janë shenja të kuqe, me shkronja të bardha, të cilat tregojnë cakun e radhës, largësinë, numrin e shtegut. Shenja ka formën e shigjetës dhe kjo tregon drejtimin e saktë. Vendoset në një shtyllë në lartësi 1.5 m, dhe kjo shtyllë mund të përmbajë më shumë se një shenjë.

Markimet

 Markimet, në përgjithësi, kanë dimensione dhe ngjyra të përcaktuara me rregullore ndërkombëtare për shtigjet.

markim_rrethor

  1. Markimi -rrethor është markimi bazik i shtigjeve. Ky markim përbën 75% të të gjithë sasisë së shenjave të vëna në shtigje. Vendosen në drunj, gurë, shtylla, objekte, shtylla rryme apo telefoni, si dhe në vende tjera të përshtatshme. Duhet të jetë e dukshme dhe simetrike.Përbëhet nga një rreth i kuq, me një pikë të bardhë në mes (shih figurën). Në raste të veçanta, ky rreth mund të jetë 20-25 cm, sidomos në pikat ku duhet të shihet drejtimi nga largësia. Lartësia e këtyre shenjave në drunj, shtylla, mure dhe shkëmbinj, është 1,7 – 2 m, por mund të vendoset edhe në gurë më të ulët.

Markimi shirit, në dru të hollë ose shtylla

markimShirit

  1. Markimi- shirit vendoset në dru të hollë ose shtylla metalike, ku nuk mund të vendoset markimi rrethor. Përbëhet nga tre shirita: dy të kuq dhe një të bardhë në mes (shih figurën). Duhet të vendoset në lartësi prej 1.5 ose 2 m. 

markimShiritDouble

  1. Markimi- shirit i dyfishtë bëhet kur në afërsi nuk kemi dru më të trashë se gishti i dorës. Kjo bëhet që të shihet më mirë. Duhet pasur kujdes në parametrat dhe dimensionet e shenjës. Duhet të vendoset në lartësi prej 1.5 ose 2 m.

Markimi ndihmës në tokë

Markim_Rethor_shirita

  1. Markimi rrethor me shirita shtesë vendoset në gurë, ndërsa dy shiritat ndihmës (bishtat) janë të drejtuar drejt dy markimeve më të afërta. Ky markim vendoset në pozicion horizontal dhe duhet të jetë i dukshëm nga dy drejtime. Asnjëherë nuk vendosen vërtikalisht.

mark_flamut

  1. Markimi – flamur vendoset në gurë, në drejtim të ecjes. Duhet të jetë e dukshme nga të dy drejtimet. Nëse rruga thehet, edhe shenja mund të ”thehet” dhe ta përcjellë rrugën, për ta treguar markimin e ardhshëm.Në mes dy shiritave të kuq, vendoset një i bardhë. Gjithë shiritat janë të gjerë 3 cm, gjithsej 9 cm, dhe të gjatë rreth 20 cm.

shiritiKuq1

shiritikuq2

  1. Shiriti i kuq vendoset në gurë të ulët në livadhe, në mes dy markacioneve, sidomos në vende ku shtegu nuk është i dukshëm. Në çdo 15 – 25 m vendoset një shirit i tillë, në mes dy shenjave bazike. Shiriti duhet të jetë i dukshëm nga të dy drejtimet. Dimensionet janë 20 cm x 3 cm. Nëse guri është i errët, mund të vendoset edhe shirit i bardhë.

Shenjat në livadhe apo shkëmbinj

  1. Piketat e drurit dhe Shtyllat e metalit vendosen në tokë dhe përforëcohen me gurë apo çimento, ndërsa në majën e shtyllës vendoset markimi shirit. Lartësia e shtyllave duhet të jetë 1 m, ndërsa largësia në mes tyre 30-50 m.
  1. Kullat e gatshme të betonit vendosen në livadhe dhe vende ku nuk ka gurë, dhe janë me dimensione (10×15×100 cm ), mund të jenë të armiruar ose të thejshtë, por janë të rëndë për tu transportuar. Në krye të kullës vendoset markacioni rrethor. Hapet një vrimë në tokë dhe vendoset kulla, pastaj përforëcohet rrethit me gurë.
  1. Kulla e gurit, ka formën e konit dhe lartësinë prej 0.5 – 1 m. Thjeshtë, ndërtohet me gurë, ndërsa në gurin e fundit, në maje, vendoset markacioni. Shërben për orientim në ditë me shikueshmëri të ulët, dhe mund të shihet nga largësia.
  1. Birila e gurit përbëhet nga një gur i madh, pastaj një gur më i vogël sipër, dhe një më i vogël sipër të dytit, e kështu me radhë. Vendoset në shtigje gurore ku nuk ka shikueshmëri të mirë. Në birilat e gurit nuk vendosim markim, sepse kalimtarët mund ta zhvendosin gurin. Këta birila gurësh kanë lartësinë  30 – 60 cm, dhe kanë të bëjnë me maja të larta.

Shenjat shoqëruese/shtesë të markimit rrethor

 Shenjat shtesë vendosen si spjegime shtesë me shenjat rrethore. Të gjitha shenjat shtesë vendosen 8-10 cm përfundi rrethit.

Shenjat shtesë:

shenjaX

  1. Shenja X nën markimin rrethor tregon afërsinë e vendeve ku ecësit mund të rrëshqasin. Zakonisht vendoset 30 -50 m afër vendit të rrezikshëm. Nëse nuk ka vend të mjaftueshëm afër rrethit, kjo shenjë vendoset veçmas.

shenjaShigjeta

  1. Shigjeta nën markimin rrethor tregon se shtegu është duke ndryshuar drejtim. Shigjeta vendoset në të dy drejtimet dhe tregon saktësisht drejtimin e rrugës, psh përpjetë, tatëpjetë. Shigjeta mund edhe të lakohet. Me këtë markim nuk epen shifra.

shenjaM

  1. Shkronja nën markimin rrethor tregon shtegun apo shkurtesën e veçantë. Kjo mund të jetë një apo më shumë shkronja (3-4) dhe vendoset në ndarjet e shtigjeve. Psh, gjatë shtegut për në lokalet hoteliere, në një vend ndahet shtegu për në fushën e lojërave.

shenjaNumri

  1. Numri nën marimin rrethor tregon numrin e shtegut të markuar. Ekzistojnë rrjete shtigjesh, prandaj segmentet e rrjetit duhet të kenë numra. Vendoset në fillim të shtegut, por edhe në brendësi të shtegut, çdo 15-30 minuta ecje.

.