MAJA E LUBOTENIT 2498 m/lmd

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ngjitjen e radhës, me qëllim, pushtimin e Majës së Lubotenit. Kjo ngjitje do të zhvillohet ditën e diel, me datën 09.08.2015, ndërsa pjesëmarrja është e hapur për gjithë të interesuarit.

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 09.08.2015 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 10 €
Për ata që na bashkohen me vetura private; participimi 5 € për person
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00,
Mënyra e Lajmërimit: Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber);
E-Mail:info@klubialpinprishtina.com

Detajet e Shtegut (T1-T3):

Lartësia: 2498 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit
Koordinatat Gjeografike: 42°12′ 24” V 21°07′ 10” L
Tereni: T1-T3. Ecje nëpër terren të sigurt, dhe me vështirësi mesatare
Kohëzgjatja e Ecjes: 9 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 20 km (dy drejtimet).