Prunus spinosa L.

Prunus spinosa L.

Kulumbri, kulmari, kulumri, kulumbridhe, kumri

Vendbanimi: Rritet rreth maleve, në fusha dhe në megja, vende të nxehta.

Përshkrimi: Është shkurre që rritet deri në 5m, bima ka gjemba. Gjethet i ka eliptike dhe të sharrëzuara anash. Lulet janë me ngjyrë të bardhë, lulëzon prej marsit deri në maj ndërsa frytet fillojnë të pjekën prej gushtit.

Vjelja: Pjesët që duhet të mblidhen janë: lulet dhe fryti. Lulet duhet të mblidhen në fillim të lulëzimit mars-prill. Fryti duhet të mblidhet sa është i fortë dhe para se të dëmtohet nga bryma dhe ngricat nga muaji tetor.

Përdoret për shërimin nga diarreja, kundër shtrëngimeve, dizenterisë, pastrimin e gjakut, si dhe
sëmundjeve në veshka.

Receta: Merren 35- 40g lule të freskëta apo 5g të thara, përvëlohen në 250ml ujë të vakët, vlon për 1 minutë dhe kullohet për 10 minuta. Pihet nga një gotë çaj në ditë, pihet vetëm 3-4 ditë..