Primula veris L.

Aguliçja, aguliçe e vërtetë, lule lajthie, gjerdan, lule kam’sute, myzhdeja e pranverës

Vendbanimi: Rritet në livadhe dhe rreth pyjeve.

Përshkrimi: Ka gjethe të reja me formë vezake gjatore.
Në mes të bimës, ndërmjet gjetheve, rritet lulja me ngjyrë të verdhë, e cila lulëzon herët në pranverë.
Vjelja: Mblidhen gjethet, lulet dhe rrënjët. Rrënjët nxirren në pranverë, para lulëzimit.

Përdoret kundër kokëdhembjes, kollitjes, ftohjes, astmës etj.

Receta: Merren 20g gjethe të terura dhe i hedhim në 250 ml ujë. Zihen 5 minuta. Pasi të kullohet, përdoret për pije..