Plantago lanceloata L.

Gjethedell heshtor, guhëdhelpne, kryebardhë, dejz,
zokës, gjethi heshtor

Vendbanimi: Rritet në livadhe, në kullosa, në djerrina dhe në male, në lartësi të ndryshme mbidetare.

Përshkrimi: Arrin lartësinë 10-40 cm, ka gjethe të gjata lineare dhe të ngushta, lulet e formojnë kallirin e gjatë.

Vjelja: Më së shumti mblidhen gjethet, por nganjëherë edhe e tërë bima.

Përdoret për ndaljen e gjakderdhjes, kundër ndezjes së mushkërive, për shërimin e sëmundjeve të lukthit si dhe kundër jashtëqitjes dhe shtangimeve.

Receta: Merren 50g gjethe dhe përvëlohen në një litër ujë, pastaj e mbulojmë enën dhe e lëmë të qëndrojë 30 minuta. Pasi të ftohet kullohet dhe pihet nga një gotë çaji, tri herë në ditë, pas buke..