Papaver rhoeas L.

Lulkuqi, lulëkuqe, perulinkë, lulë nuse, lulë boje, lulë e grunit, lulë e arave, bazhure, lulë e bukur, vnjezë, lule e kuqe, lulalle, lule e marrës, solokuq, paparune

Vendbanimi: Rritet në fusha, në grunaja, rreth rrugëve si dhe rreth hekurudhave.

Përshkrimi: Rritet 30-70 cm, ka kërcell të drejtë në të cilin xhindet lëngu i bardhë i ngjitshëm, gjethe pendore, lule ngjyrë të kuqe.

Vjelja: Lulet mblidhen gjatë kohës së nxehtë dhe kur ato çelin, por me kujdes të madh, sepse janë
ndjeshme dhe mund të dëmtohen.

Përdoret kundër ftohjes, kundër kollit, kundër pagjumësisë dhe për shërimin e organeve të frymëmarrjes.

Receta: Merren 20 g lulëkuqe të njoma dhe përvëlohen në gjysmë litër ujë të posavluar. Pas 10
minutave çaji kullohet e pastaj pihet i ngrohtë tri herë në ditë pas buke, kundër ftohjes
dhe kollitjes..