Origanum vulgare L.

Rigon, lule çaji, çaj mali, çaj i egër, çaj bjeshke, çaj rigoni

Vendbanimi: Rritet në vende me bar, kullota, livadhe dhe në pyje të rralla dhe në shkurret, vende me diell.

Përshkrimi: Bimë barishtore që rritet 30-80 cm, gjethet i ka vezake, lulet zakonisht kanë ngjyrë të kuqërremet e më rrallë ngjyrë të bardhë. Kjo bimë dallohet me aromë të këndshme.

Vjelja: Mblidhen pjesët e sipërme të bimës kur është në fazën e lulëzimit të plotë. Gjatë verës prej qershorit deri ne gushtë

Përdoret kundër kollit, astmës, gastritisit si dhe mënjanon shtrëngimet.

Receta: Merren 10g të bimës së tharë përvëlohen me 150 ml ujë të porsavluar, qëndrojnë 15-20 minuta dhe pastaj kullohet. Përdoren 2-3 gota çaj gjatë ditës, preferohet të përdoret para ushqimit..