Orchis morio L.

Salep morio, lulepranvere, luleqyqeje, barqyqe

Vendbanimi: Livadhe dhe kullota malore

Përshkrimi: Bimët e gjinisë Orchis janë barishtore shumëvjeçare. Zhardhoku i plotë, sferik e më rrallë formë vezake apo eliptike. Kërcelli i gjatë 5-30 cm me ngjyrë gjelbër të ndritshme kurse duke shkuar kah lulesa merr ngjyrë vjollce, e në bazë gjenden gjethet me maje të cilat palosen për kërcelli.
Lulesa kalliri në formë vezake e gjatë 4-8cm më së shpeshti me 7-20 lule. Lulet ngjyrë vjollce dhe aromë të mirë.
Vjelja: Mund të mblidhen të gjitha llojet e gjinisë Orchis. Zhardhokët e llojeve te ndryshme të gjinisë
Orchis mund janë formë sferike, vezake apo forma tjera. Me kujdes nxjerrët e tërë bima me zhardhokë.
Shfrytëzohen vetëm zhardhokët e rinj, të fortë dhe të freskët. Zhardhokët e vjetër, të vyshkur e të butë së bashku me bimën përsëri i mbjellim në vendin e mëparshëm, dhe gropa ngjeshët. Zhardhokët lahen me ujë të pastër, e tani në ujin tjetër të pastër nxehen afro 3 minuta, e tani i terim duke i fshi me leckë të pastër dhe i dërgojmë në tharje.

Vërejtje: Të gjitha llojet e salepit janë të rrezikuara, sepse këto shfrytëzohen pa ndonjë kujdes me ç’rast numri i tyre gjithnjë po zvogëlohet në natyrë. Llojet e salepit janë të mbrojtura me CITES konventën ndërkombëtare, d.m.th. për të bërë tregti me këto bimë duhet poseduar certifikatë speciale.

Ruajtja e vendbanimit: Në një vendbanim mund të merren afro 40 ٪ e bimëve, kurse 60 ٪ duhet të mbeten. Në të njëjtin vendbanim mund të mblidhet në çdo të tretin vit. Më së miri është që bima salepit të kultivohet, sepse kështu e mbrojmë ketë lloj bimor, e kjo njëherit është edhe dëshirë dhe
leverdi për blerësit dhe fermerët.

Përdoret zhardhokët e llojeve të salepit, të thara dhe të shtypura në formë mielli (4-10 g në një gotë ujë), përdoren për të përgatitur pije të ngrohta, zbutëse, kundër kollës. Lëngu i përfituar që njihet me emrin salep, përdoret edhe si pije freskuese. Në mjekësin popullore më të kërkuar janë zhardhokët sferik. Përdoret edhe si shtesë e barnave me veprim stimulues, sepse e qetësojnë mukozën e ngacmuar..