Morus nigra L.

Mani i zi, mën i zi, dud i zi, mure e zezë,

Vendbanimi: Është mjaft e përhapur rreth rrugëve dhe në vendet malore.

Përshkrimi: Arrin lartësi mjaft të lartë, deri 20 m, ka gjethe vezake dhe të dhëmbëzuara anash.

Vjelja: Më së shumti shfrytëzohen frutat dhe gjethet.

Përdoret për shërimin e mëlçisë, kundër skrrajave në zorrë, për shërimin nga diabeti, kundër pezmatimeve të gojës dhe të fytit etj.

Receta: Merren 50 g gjethe të thara apo 100 g të njoma dhe përvëlohen në dy litra ujë, ena mbyllet dhe lihet të qëndrojë dy orë. Pasi të kullohet mund të përdoret për shërimin
nga sëmundja e sheqerit (diabeti)..