Mentha piperita L.

Mendër pipere, ajazmë, nenexhiku, mentolja

Vendbanimi: Gjendet në kopshte dhe në vende të lagështa, kryesisht e kultivuar, kurse shumë rrallë në vende ku nuk kultivohet.

Përshkrimi: Ka gjatësi 40-110 cm, rizomat i ka mjaft të zhvilluara, ka gjethe vezake të dhëmbëzuara, kurse lulet i ka ngjyrë manushaqe.

Vjelja: Gjatë verës vilen gjethet (disa herë), ndërsa në kohën e lulëzimit të bimës, e tërë bima, së bashku me gjethe dhe me lule.

Përdoret kundër gripit, për shërimin e organeve të frymëmarrjes dhe atyre të tretjes, si dhe kundër shtrëngimeve në stomak.

Receta: Merren 100 g mendër piper, të cilat përvëlohen në një litër ujë të posavluar, e mbulojmë enën dhe e lëmë të qëndrojë 20 minuta, pastaj e kullojmë. Lëngu i përfituar pihet i nxehtë si çaj tri herë në ditë nga një gotë, pas buke..