Melissa officinalis L.

Bari i bletës, mickël, milcë mjekësore, spelinok, pselik, melisa
Vendbanimi: Gjendet në vende me shkurre dhe rreth vendbanimeve, por edhe kultivohet.
Përshkrimi: Ka gjatësi 20-100 cm, stolonet i ka mjaft të zhvilluara, gjethet vezake dhe me aromë të limonit, ndërsa lulet i ka të bardha e të verdha.
Vjelja: Duhet që tërë bimën me kërcell ta presim të thahet nën hije, e pastaj, t’ia largojmë gjethet nga kërcelli.
Përdoret kundër pagjumësisë, histerisë, vjelljes etj.
Receta: Përvëlohen gjethet e thara në gjysmë litër ujë të vluar, pastaj ena mbulohet dhe lihet të qëndrojë dy orë. Pasi të kullohet përdoret për pije..