Matricaria chamomila L.

Matrikarje, kamomili, matriharia, papudija

Vendbanimi: Më shumë rritet në grunaja, në vreshta, rreth rrugëve si dhe në vendbanime.

Përshkrimi: Ka gjatësi 10-55 cm, ka kërcell të drejtë dhe të zbrazur, gjethet janë pendore, lulet anësore janë të bardha, ndërsa lulet gypore në qendër, janë të verdha dhe kanë aromë të mirë.

Vjelja: Lulet mblidhen prej majit deri në gusht, zakonisht herët në mëngjes apo pasdite, për shkak të nxehtësisë. Lulet e dorës së parë janë më kualitative. Gjithashtu, edhe gjethet e kësaj bime shërbejnë për shërim.

Përdoret kundër ndezjeve të mukozës së lëkurës, kundër ngërçeve të fëmijëve, kundër pagjumësisë,
lodhjes, reumës etj.

Receta: I marrim 15 g kamomil dhe i përvëlojmë me një gotë ujë të nxehtë, e mbulojmë dhe e lëmë të qëndrojë 10 minuta. Ky çaj shëron ngërçet, lodhjen, qetëson nervat etj..